Page 59 - Demo
P. 59
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAVetëm pas 100 vjetësh, atëherë kur arti muzikor mori një zhvillim të ri, muzikantët e periudhës së romantizmit do të zbulonin vlerat e padiskutueshme të tij si krijues, pedagog dhe teoricien.Zhorzh Frederik Hendel (George Friedrich Handel) (1685–1759) u lind në Halle të Gjermanisë. Prirjet e tij për muzikën u shfaqën që në moshë të vogël. Ai punoi si organist në kishën e qytetit të tij dhe si mësues i Kolegjit të Reformatorëve, ku edhe kompozoi pjesët e para muzikore, kantata dhe korale. Më 1712 u emërua në Londër dirigjent i Akademisë Mbretërore të Muzikës. Kultura muzikore që zotëronte nuk e kënaqte, ndaj vendosi të shkonte në Itali gjatë viteve 1707–1710 ku takoi kompozitorët Skarlati, Koreli, Marçelo. Atje njohu e studioi më tej muzikën dhe stilin e oratoriove, të kantatave dhe të operave italiane. Pas kthimit në Londër, punoi shumë për operën e tij të parë “Rinaldo”, e cila u priu të gjitha operave të tjera të tij në stilin italian. Foto tregon premierën e operas \në 24 shkurt 1711, në pallatin mbretëror të Anglisë. Kjo ishte opera e parë italiane që u shkrua dhe u shfaq në Londër.Në operat e tij Hendeli iu largua skematizmit të operave italiane dhe solli një përmbajtje të re. Ndërsa për oratorion ai punoi derisa kristalizoi formën e saj, së cilës i dha një zhvillim dramatik jetësor dhe luftarak, por duke pasqyruar edhe ngjarje të kohës. Në veprat e tij kori zë një vend mjaft të rëndësishëm, koralet janë mjaft të pasura, me emocione të fuqishme dhe kanë një karakter madhështor. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaKrijoni së bashku një DVD, në të cilën të ndërthuret muzika e përzgjedhur e kompozitorëve: Vivald, Bah, Hendel me imazhe të instrumenteve muzikore, të pikturave dhe të arkitekturës së periudhës baroke. Respektoni punën, sugjerimet dhe shijet artistike të njëri-tjetrit.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________57

