Page 60 - Demo
P. 60
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIANë gjysmën e dytë të shek. XVIII ndodhi një revolucion i vërtetë i mendimit dhe i ideve, i cili erdhi si pasojë e revolucioneve borgjeze, veçanërisht të atij francez. Në këtë kohë lindi lëvizja ideo-artistike me emrin iluminizëm rrënjët e së cilës gjenden në ndryshimet ekonomiko-shoqërore që ndodhën. Iluminizmi kishte si qëllim të ndriçonte mendjen e njerëzve për t’u larguar nga injoranca dhe besëtytnitë e për t’i kthyer sytë nga shkenca dhe kultura. Karakteristikë kryesore e tij është shprehja e gjendjes shpirtërore zotëruese të epokës: zhgënjimi dhe pakënaqësia ndaj realitetit ekzistues.Dëgjoni “Molto alegro”, koha e parë e Simfonisë n. 40 në sol minor, K 550 e kompozitorit Volfgang Amadeus Moxart Kjo simfoni është krijuar në vitin 1788 nga Moxarti dhe pikturon me tinguj atmosferën e gjysmës e dytë të shekullit XVIII. Diskutoni: Si e përjetoni ju këtë fragment muzikor? Ju ngjason me një stuhi që po afrohet apo me një rebelim popullor shpërthyes? Në këtë muzikë ju bën përshtypje: përdorimi i dinamikave forte-piano; fillimi i një tingëllimi delikat të timbrit të instrumenteve që më pas shtohen dhe bëhen shumë të stuhishme; tingëllimi shumë i shpejtë i tingujve që shkojnë lart dhe pastaj menjëherë zbresin poshtë.Kultura muzikore në Evropë gjatë periudhës së Klasicizmit51750 1760 17701756-1763Lufta 7-vjeçare1756U lind kompozitori V.A. Moxart1759Hajden dhe simfonia e parë vjeneze1762Opera Orfeu dhe Euridice e Glukut1770U lind kompozitori L. V. BethovenPeriudhaNgjarjehistorikeVepra dhekompozitorëManhaimVeneciaParisAustriaVendet58

