Page 61 - Demo
P. 61


                                    Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA1776Deklarata e Pavarësisë në Shtetet e bashkuara të Amerikës1776Marrja e Bastijës, fillimi i Revolucionit francez1796Fushatat e Napoleonit në Itali1800Napoleoni perandor1785Krijimi \ed Parnassum\kompozitorit Mucio Klementi 1792Opera \sekrete\Domeniko Çimarozës1780 1790 1800Vëzhgoni dhe diskutoniNgjarjet e periudhës së Napoleon Bonapartit dhe revolucioni borgjez francez, ishin një moment shumë i rëndësishëm ndryshimesh jo vetëm në Francë, por në të gjithë Evropën. Diskutoni rreth tyre. Format dhe mënyrat e shprehjes së kësaj gjendjeje ishin të larmishme, ato merrnin karakter dhe drejtime të ndryshme. Pikërisht për këto dhe arsye të tjera, të cilat lidhen me gjithë lëvizjen shoqërore të kohës, kjo pjesë e shekullit mbyllet me periudhën e klasicizmit në muzikë, periudhë në të cilën arti muzikor fitoi tipare të reja, duke u ndarë nga stili i ngarkuar dhe plot fantazi i barokut.Kulmin e saj madhështor periudha klasike e arriti me përsosjen e simfonisë në formë dhe përmbajtje, si dhe me lindjen e një koncepti të ri e të madh muzikor siç ishte forma e sonatës klasike.Opera vazhdoi të zhvillohej dhe ishte gjinia më e parapëlqyer. Opera seria (serioze) ishte opera tipike e periudhës së klasicizmit, e cila u zhvillua sidomos në drejtim të strukturës dhe të gjuhës muzikore. Çarls Gabriel Lemonier duke prezantuar tragjedinë e Volterit \Kinës\59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65