Page 62 - Demo
P. 62


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAReforma e madhe e ndryshimit të operës seria, i njihet muzikantit Kristof Vilibald Gluk (Christoph Willibald Gluck). Reforma në operën e Glukut ka të bëjë me idenë, përmbajtjen dhe konceptimin muzikor, dramatik të operës. Muzika i shërbente tekstit dhe u thjeshtua nga zbukurimet e panevojshme në vokal. Ai futi për herë të parë uverturën, e cila përgatiste publikun për dramën e operës.Në thelb, reforma e Glukut nuk ishte veçse një rikthim në idealet e fiorentinëve, të cilët kishin synuar të sillnin në jetë përmes melodramës vlerat e teatrit antik. Me operat e tij “Orfeu dhe Euridiçe”, “Alçesta”, “Ifigjenia në Aulidë”, “Armida”, ai përcolli idenë e tij krijuese në teatrot më të mëdhenj të Evropës dhe la në muzikën operistike gjurmë të thella e të paharrueshme.Në shekullin XVIII lulëzoi opera bufa (komike), e cila u prit shumë mirë nga publiku. Përfaqësues i saj qe Xhovani Batista Pergolezi (Giovani Battista Pergolezzi).Krijimi dhe përsosja e instrumenteve muzikore në këtë periudhë bëri që të zhvillohej më tej muzika instrumentale dhe bashkë me të edhe instrumente të reja si: piano, klarineta, si dhe u përsosën instrumentet muzikore ekzistuese. Muzika instrumentale, gjatë kësaj periudhe njohu krijimin e gjinive të reja si: simfonia, sonata, trio etj. Sonata ishte forma muzikore që u kristalizua gjatë kësaj periudhe, e cila njihet si periudha e formave të qarta, të rregullta, simetrike me përmbajtje të lirë dhe më afër njerëzores. Klasicizmi muzikor njihet ndryshe edhe si klasicizmi vjenez.Vilibald GlukXhovani Batista Pergoleziportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDuke dëgjuar arien e Serpinës \Batista Pergolezi realizoni:• nxjerrjen e tekstit të aries;• përshkrimin e mënyrës së këndimit të këngëtares;• gjetjen e karakteristikave melodike të aries (e qetë apo e shpejtë) , fraza të gjata apo të shkurtra muzikore;• përshkrimin e plastikës mimike të lojës interpretative të saj;• përcaktimin e marrëdhënies së këngëtarit me orkestrën.60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66