Page 63 - Demo
P. 63


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAPërfaqësuesit më të shquar të klasicizmit janë ata kompozitorë që mbajtën gjithë peshën e ndryshimeve e të zhvillimeve progresive të epokës së tyre, si dhe kompozitorët e mëdhenj të shkollës vjeneze: Franc Jozef Hajden (Frantz Joseph Haydn), Volfgang Amadeus Moxart (Wolfgang Amadeus Mozart) dhe Ludvig van Bethoven (Ludwig van Beethoven). Franc Jozef Hajden (1732–1809)Hajden u lind në Rorau të Austrisë. Në moshën 8-vjeçare u transferua në Vjenë ku filloi të këndonte në korin e Katedrales së Shën Stefanos. Atje ai u formua profesionalisht, studioi muzikë, kanto, violinë, klaviçembal dhe kompozicion. Që nga viti 1761 e më pas ai punoi për rreth 30 vjet si drejtues orkestre dhe kompozitor në oborrin e princit Esterhazi. Pas vdekjes së princit shkoi në Londër, ku ia doli të bëjë jetën e një muzikanti të pavarur. Kjo ishte periudha kur ai kompozoi 12 simfonitë e tij, që u quajtën simfonitë londineze. Me to simfonia klasike (vepër ciklike me katër kohë të renditura në kontrast dinamik me njëra-tjetrën) konsolidohet si formë e si gjini. Me dhënien e titullit të lartë “Doktor i muzikës” nga Universiteti i Oksfordit, Hajdeni kompozoi simfoninë në Sol maxhor, e cila u quajt edhe “Simfonia e Oksfordit”. Hajdeni krijoi mbi 100 simfoni dhe është quajtur babai i simfonisë dhe i muzikës instrumentale.  Volfgang Amadeus Moxart (1759-1791)Moxarti është gjeniu më i madh që muzika ka njohur deri më sot dhe arti i tij është një nga majat më të larta të kulturës së muzikës botërore. Këtë e dëshmojnë shumë mirë 626 kompozimet që formojnë një katalog, në të cilin bukuria dhe përsosmëria pasqyrojnë karakteristikat kryesore të muzikës. Krijimtaria e tij shpreh idetë përparimtare të periudhës dhe përcjell besim, dritë dhe drejtësi. Në muzikën e këtij kompozitorit të madh austriak, mbizotëron një lirikë e qartë, tone të gëzuara dhe optimiste, por njëkohësisht gjenden jo pak faqe të mbushura me frikë, lëkundje shpirtërore dhe dramatizëm. Moxarti ka shkruar për të gjitha format dhe gjinitë muzikore dhe, në të gjitha këto gjini të ndryshme, u paraqit si një reformator guximtar, duke pasuruar përmbajtjen e tyre dhe duke ripërtërirë mjetet shprehëse të këtij arti. Ndërtimi klasik, shprehja e qartë, bukuria dhe kombinimi me përmbajtje të thellë përcaktojnë vlerat ideore-artistike të muzikës së tij.Në muzikën skenike, një vëmendje të veçantë Moxarti i kushtoi operës, të cilën e lëvroi në të gjitha llojet e saj. Krijimtaria operistike i solli atij sukses të madh. Udhëtimet e shpeshta që bëri në vende të ndryshme të Evropës i mundësuan njohjen nga afër të kulturës artistike bashkëkohore, si: oratoriot e Hendelit, operat e Glukut, sukseset e operës italiane, polifoninë gjermane etj. Franc Jozef HajdenVolfgang Amadeus Moxart Kompozitorët e periudhës së Klasicizmit, F. J. Hajden, V. A. Moxart, L. V. Bethoven 61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67