Page 64 - Demo
P. 64
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAAi filloi të punonte për kryepeshkopin e vendit të tij, i cili ia ndrydhi lirinë krijuese dhe ia poshtëroi vlerat njerëzore. Pas prishjes së marrëdhënieve me të, ai shkoi në Vjenë ku vë në skenë disa nga operat e tij. Disa nga operat e tij më të suksesshme, që luhen edhe në ditët tona janë: “Dasma e Figaros”, “Don Zhuani”, “Cosi fan’tutte” ose “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik” etj. Muzika e Moxartit dallohet për karakterin laik dhe intonacionet popullore, ku motivet dhe meloditë janë shumë të njohura për të gjithë njerëzit. Ato shoqëruan jo vetëm muzikën e operave, por edhe muzikën instrumentale. Risia në operat e Moxartit ishte përdorimi i gjuhës gjermane, duke hequr dorë nga italishtja që ishte gjuha zyrtare e operës, si dhe marrja e subjekteve nga jeta e përditshme, gjë që i dha vërtetësi figurave të tyre. “Rrëmbimi nga Sarai” është opera e parë e kompozuar në Vjenë, për të cilën Moxarti shfrytëzoi formën e komedisë muzikore gjermane (singshpil), duke e ngritur këtë gjini në shkallën e saj më të lartë. Për sa i përket muzikës simfonike, Moxarti përcaktoi drejtimet lirike dhe dramatike të simfonisë. Ai vdiq në një gjendje të mjerueshme dhe i pavlerësuar nga shoqëria aristokrate e asaj kohe. Opera “Flauti magjik” dhe “Rekuiem” janë dy veprat e tij të fundit, nga të cilat “Rekuiem”, një vepër fetare e përmasave të mëdha, mbeti e papërfunduar. Gëte ka thënë: “Një fenomen si Moxarti është i pashpjegueshëm”. Ludvig van Bethoven (1770-1827)Bethoven është një nga personalitetet më të mëdha të muzikës. Krijimtaria e tij në krahasim me atë të kompozitorëve të tjerë është më e ashpër, më mbresëlënëse, më energjike dhe në shumë raste shpërthen si vullkan. Aftësia e tij qëndron në atë që ai i përqafoi dhe u mbajt fort pas emocioneve njerëzore në çdo lloj hapësire. Bethoveni lindi në Bon të Gjermanisë dhe edukimin muzikor e mori nën nxitjen e të atit, i cili, pa marrë parasysh karakterin e të birit, kërkoi me ngulm që ta ekspozonte si një instrumentist virtuoz. Më 1792, Bethoveni, me ftesë të Hajdenit, shkoi në Vjenë, ku shumë shpejt do të bëhej i famshëm në Evropë, si pianist dhe kompozitor. Ai ishte padyshim kompozitori, i cili vuri themelet e stilit të ri muzikor pianistik. Stili i tij i interpretimit ndryshonte shumë nga të tjerët, sepse ishte modern, plot teknikë dhe virtuozitet. Përveç muzikës ai studioi shumë letërsinë, historinë dhe filozofinë, nga të cilat më shumë e tërhiqnin veprat e Shilerit, Shekspirit, Plutarkut, Homerit, Rusoit dhe Gëtes. Bethoveni mësoi besnikërisht stilet klasike vjeneze dhe traditat në muzikë, dhe vazhdoi revolucionarizimin e tyre. Në qoftë se Hajdeni dhe Moxarti shkëlqyen në periudhën klasike, Bethoveni me talentin, pasionin, forcën dhe krenarinë që e karakterizonin krijoi një stil të tijin që u quajt stili bethovenian dhe që për herë të parë ndeshet në simfonitë, sonatat dhe koncertet e tij. Bethoveni ishte një njeri me mendime të përparuara dhe progresive për shoqërinë dhe muzikën. Audienca moderne e përqafoi shpejt muzikën e tij. Ai dhe krijimtaria e tij linin gjithnjë përshtypje mbresëlënëse e të paharrueshme te publiku.Ludvig van Bethovendëgjoni“ Perandori”, koha I “Allegro” nga kuarteti i harqeve nr 3, op. 76, në do Maxhor, Franc Jozef Hajden62

