Page 65 - Demo
P. 65


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIA Simfonia VSimfonia V është më e njohura e Bethovenit dhe ndryshe quhet \luajt në Vjenë më 22 dhjetor 1808, bashkë me simfoninë VI, “Pastorale”, dhe që të dyja i dirigjoi vetë Bethoveni. Koha e parë, “Allegro con brio” hapet me katër nota të famshme (solsol-sol-mi) që përfaqësojnë një motiv muzikor të njohur nga të gjithë, i cili sipas Bethovenit simbolizon “trokitjen e fatit në derë”. Kur kornot luajnë motivin kryesor, tema ndiqet më pas nga violinat, klarineta dhe flauti.Kur violonçelat dhe kontrabasët luajnë motivin kryesor, më pas shfaqet dialogu në mes frymorëve të drurit dhe violinave.Koha e dytë, “Andante con moto” përfaqëson në fakt temën me variacione. Fillon me një paraqitje të temës nga violonçelat dhe violinat të cilat ndiqen nga instrumentet frymore të drurit. Më pas melodia që fillon me harqet ndiqet nga klarineta, fagoti dhe violonçelat, dhe përfundon me akorde të orkestrës në fortissimo. Më tej mbizotërojnë trombat dhe kornot, të shoqëruara nga ritmi i violinave dhe Ludvig van Bethoveni violave. Koha e tretë dhe e katërt, ”Allegro”, është skerco tipike me një trio. Violonçelat e kontrabasët ndiqen nga një arpezh i instrumenteve frymore të drurit. Tema e nisur nga kornot dhe instrumentet frymore të drurit, pasohet nga harqet dhe përsëritet nga violonçelat e kontrabasët, të cilëve u përgjigjen violat dhe fagoti. Për herë të parë, Bethoveni përfshiu në kohën e katërt në orkestër kontrafagotin dhe pikolon (piccolo). Mbas goditjeve të timpanit mbi akordet e harqeve, afrohet një rritje e stuhishme “crescendo”, që paralajmëron fillimin e finales. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaKrijoni një ese, duke zgjedhur një nga temat e mëposhtme:“Moxart, një jetë të shkurtër, por një muzikë gjeniu”;“Bethoven, një jetë dramash e zhgënjimesh, por një muzikë të pasur me ideale”.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69