Page 68 - Demo
P. 68


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIATiparet më të mira të Romantizmit u pasqyruan gjerësisht në lidhjen e drejtpërdrejtë të muzikës, me kulturën popullore kombëtare. Kompozitorët romantikë u frymëzuan nga folklori e mitologjia e vendeve të ndryshme dhe karakteri fantastik-përrallor i tyre. Ata u mbështetën në elementet origjinale të folklorit muzikor, meloditë e ritmet popullore, muzikën instrumentale popullore, format e të shprehurit muzikor, shfaqjet muzikore popullore etj. Këngët popullore u bënë bazë e stileve të ndryshme muzikore, e formave dhe gjinive instrumentale, vokale, simfonike e skenike. Në këtë kohë u krijuan miniaturat instrumentale dhe vokale.Kompozitorët më të shquar të kësaj periudhe ishin: Franc Shubert (Franz Schubert), Robert Shuman (Robert Schumann), Nikola Paganini (Niccolo Pagani), Feliks Mendelson (Felix Mendelssohn), Franc List (Franz Liszt), Frederik Shopen (Frederic Chopin) etj. Muzika kombëtare, si një nga tiparet e rëndësishme të romantizmit, solli edhe krijimin e shkollave kombëtare romantike. Shkollat kombëtare ishin drejtime muzikore, të cilat zhvillonin muzikën e vendeve të ndryshme. Në këto rrethana, në gjysmën e parë të shekullit krijohet shkolla kombëtare polake me përfaqësues Shopenin, shkolla ruse që fillon rrugën e vet me kompozitorin Mihail Glinka (Mikhail Glinka) dhe arrin një nga kulmet e saj me Pjetër Iliç Çajkovskin (Pyotr Ilyich Tchaikovsky), shkolla hungareze e përfaqësuar nga Franc Listi, shkolla kombëtare çeke e përfaqësuar nga Bedrih Smentana (Bedrich Smentana) dhe Antonin Dvorzhak (Antonin Dvorak). Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në vendet skandinave krijohet shkolla kombëtare norvegjeze me përfaqësues Eduart Grig (Edvard Grieg) dhe ajo finlandeze me përfaqësues Xhon Sibelius (Jean Sibelius). Shumë më vonë, kulturat kombëtare lulëzuan edhe në vende të tjera të Evropës dhe të Ballkanit, duke u lidhur me zhvillimet muzikore të shek. XX.Shekulli XIX ishte shekulli i zhvillimeve të reja të operës, të baletit dhe të muzikës simfonike.  Muzika instrumentale Romantizmi iu hapi rrugën zhvillimeve të reja muzikore instrumentale. Edhe jeta koncertore (solistike ose e shoqëruar nga instrumente të tjera) solli tipare të reja të muzikës instrumentale. Në këto raste instrumentisti, i nxitur nga sfida për të kapërcyer kufijtë e tij, duke shfaqur teknikë të përsosur instrumentale, kërkonte të jepte maksimalisht njohjen e instrumentit të tij. Joshja e dëgjuesve ndaj shfaqjeve të tilla ka bërë që kompozitorët e kësaj periudhe të shkruajnë enkas vepra që kanë për qëllim të vënë në pah vlera interpretuese të mëdha. Kjo periudhë ka një numër të madh instrumentistësh të njohur, që me talentin e tyre të jashtëzakonshëm janë kthyer në legjenda të artit muzikor. I tillë është italiani Nikola Paganini, i njohur për virtuozitetin e tij në instrumentin e violinës.Mikhail GlinkaPjetër Iliç ÇajkovskinBedrih SmentanaAntonin Dvorak66
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72