Page 69 - Demo
P. 69
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzika pianistike pati zhvillim të madh. Kompozitorët romantikë si: List, Shuman, Shopen etj., duke qenë se ishin pianistë shumë të aftë, patën një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tyre për muzikën pianistike. Timbri i këtij instrumenti u përgjigjej nevojave shprehëse të kompozitorëve të kësaj periudhe. Kompozitorët e kësaj periudhe i kushtuan vëmendje të veçantë melodisë, e cila është e këndueshme dhe shumë e ndier. Këtë lloj muzikaliteti dhe këtë ndjeshmëri e ndeshim më shumë në veprat e Shopenit, Shubertit dhe në ariet e operas italiane. Gjinitë klasike pianistike pësuan ndryshime në formë, të cilat erdhën duke u përsosur dhe duke marrë përmbajtje më poetike. Kjo gjë ndodhi edhe me minuetin, i cili me ndryshimet që pësoi kaloi në nokturn. Njëkohësisht, lulëzuan gjini dhe forma të reja muzikore të palëvruara më parë, forma të lira, të cilat pasqyrojnë qartë idetë romantike, të tilla si: improvizo, skerco, kapriço etj. Kësaj periudhe i përkasin edhe format e reja të kërcimit, si: mazurka, valsi dhe tarantela, të cilat u bazuan në folklorin muzikor të vendeve të ndryshme evropiane. Lidhja e muzikës me letërsinë u bë përcaktuese për krijimin e muzikës me program, çka do të thotë se krijimet muzikore bazoheshin në një vepër arti, si: poezi etj. Krijimet me program kompozohen në forma dhe lloje të ndryshme muzikore: sonatë, suitë, poemë simfonike, uverturë, simfoni etj. Poema simfonike (vepër simfonike me 1 kohë) trajton tema që lidhen me ngjarjet historike, festime të heronjve ose përshkrime të peizazheve. Franc ShubertRobert ShumanNikolo PaganiniFeliks Mendelsonportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni me kujdes pjesët violinistike të mëposhtme:“Caprice No. 24”, Paganini “La Stravaganza”Op.4 No. 4 in a minor, RV 357, VivaldiPërshkruani në një ese të shkurtër përjetimet tuaja për secilën nga pjesët muzikore që dëgjuat. Për të dëgjuar dhe analizuar këto pjesë muzikore mund të merrni parasysh tri planet analizë të renditura më poshtë. Melodia: A është e pëlqyeshme? Si interpretohet ajo? Cilat instrumente dëgjohen veç violinës?Mënyra e interpretimit: A është e njëjtë në të dyja pjesët? Në cilën prej tyre virtuoziteti është më i dukshëm? Pse?Dinamika: Çfarë ndryshimesh dhe ngjashmërish kanë veprat në karakterin e tyre? 67

