Page 7 - Demo
P. 7


                                    Muzika – KUR?Muzika – KU?Muzika – SI?Muzika PËR KË dhe PËR ÇFARË?Muzika – PËRSE?Historia e njerëzimit përshkohet veç të tjerash nga një kolonë zanore, përmes së cilës njeriu lind, jeton, gëzon, feston dhe mbyll ciklin e jetës së tij... Kudo në botë muzika ka lindur nga njeriu dhe për njeriun. Ajo ka pasur dhe ka përherë një vend të privilegjuar në teatër, në kishë, në oborret mbretërore etj. Sot muzikën e takojmë kudo: në shtëpi, në rrugë, në salla të mëdha, në tv, në gëzime familjare etj...Tingujt e muzikës vijnë nga shumë larg, qysh nga shpellat e prehistorisë, nga zbukurimet e objekteve, nga vibrimi i një metali apo edhe nga hapat e një kërcimi. E ndërsa shekujt kalonin, pëshpërima u bë melodi, druri dhe metali u kthyen në instrumente muzikore, notat mbushën partitura, studiot dhe formacionet e vogla ua lanë vendin sallave dhe orkestrave të mëdha, e kështu muzika u shndërrua në “laborator\Muzika është art i shprehjes së ndjenjave, është magji. Forca e saj bashkon njerëzit anekënd botës, ngjall gaz e hare me çdo tingull të saj. Harmonia e notave muzikore është pasqyrë e një ndjesie të bukur, e një mbrese të veçantë, e mallit, dhimbjes apo edhe e një kujtimi të pashlyeshëm. Emocionet që përcjell muzika, zënë fill në përjetimet dhe ndjenjat më të pastra njerëzore. Ato marrin jetë dhe bëhen bashkudhëtare të përhershme të njeriut. Para së gjithash, muzika nuk do të ishte e tillë pa krijimet apo veprat e kompozitorëve të mëdhenj të botës.5
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11