Page 70 - Demo
P. 70


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAFranc Shubert (1797–1828) lindi në fshatin Lihtental, pranë Vjenës. Që në moshë të vogël, ai i mori mësimet e para për muzikë nga organisti i qytetit. Edukimi muzikor nuk i mungoi asnjëherë Shubertit, pasi të gjithë anëtarët e familjes së tij luanin në kuartet. Duke qenë pjesëtar i orkestrës së shkollës, ai u njoh me veprat e Moxartit, të Hajdenit dhe të Bethovenit. Megjithëse ishte një ndër kompozitorët e parë të Romantizmit, një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij, si krijimet instrumentale dhe ansamblet e dhomës, janë ndërtuar sipas stilit klasik. Krijimtaria e tij pasuroi muzikën vokale, simfonike dhe atë për ansambël. Shuberti ishte krijues i tipit të ri të këngës: romancë vokale lid (lied), e cila u shndërrua në një gjini muzikore karakteristike të kohës. Në moshën 17-vjeçare, ai kompozoi simfoninë e tij të parë dhe disa këngë, ku më e spikatura është “Margarita në çikrik”, nga “Fausti” i Gëtes.Kompozitorët F. Shubert, F. Shopen, F. ListMe Simfoninë VIII, “E pambaruar në Si minor”, ai njihet si krijuesi i simfonisë romantike. Në dy ciklet me këngë: “Mullixhesha e bukur” dhe “Rrugë dimërore\shkrihen jo vetëm me peizazhin e natyrës, por edhe me dramën jetësore të Shubertit. Jeta e tij ishte plot me vuajtje dhe sëmundje, gjë që solli edhe vdekjen e parakohshme në moshën 32-vjeçare.Kompozitori Shubert mes miqshFrederik ShopenFrederik Shopen (1810 -1849), lindi në Varshavë të Polonisë dhe iu përkushtua pianos që i vogël. Veprën tij të parë e kompozoi në moshën 7-vjeçare dhe një vit më vonë luajti koncertin e tij të parë në publik. Shopeni ndoqi studimet në Konservatorin e Varshavës, që sapo ishte themeluar nga muzikanti polak Jozef Elsner, prej të cilit mori mësimet për kompozicion. Megjithëse veprimtarinë e vet e zhvilloi në Francë, pikërisht në Paris, krijimtaria e tij u lidh ngushtë me Poloninë. Stili elegant, sentimental dhe teknika e jashtëzakonshme e bënë atë kompozitorin më të madh e të dashur të muzikës për piano. Shopeni shkroi në një sërë formash e gjinish për piano: prelude, etyde, valse, mazurka, nokturne, skerco, balada, poloneze etj.68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74