Page 71 - Demo
P. 71
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAFranc Listi (1811-1886) lindi në Raiding të Hungarisë dhe studioi për piano e kompozicion në Vjenë. Në vitin 1823 u vendos në Paris, ku zhvilloi një aktivitet të gjerë koncertor si pianist virtuoz, por edhe si interpretues i veprave pianistike.Në Paris, ai u njoh nga afër me kompozitorët e njohur, Shopen dhe Berliozi, si dhe me shkrimtarin e madh Viktor Hygo. Veprimtaria shumëplanëshe si pianist, pedagog, kompozitor dhe dirigjent e bëri Listin një ndër figurat më autoritare të botës muzikore evropiane. Krijimtaria e tij përfshin rreth 700 krijime muzikore, si: vepra simfonike, vokalo-instrumentale, pianistike etj. Ishte një ndër kompozitorët kryesorë që përkrahën muzikën me program dhe krijuesi i një gjinie të re muzikore: poema simfonike (12 poema). Në fushën e muzikës pianistike ka shkruar tri albume të ciklit \koncerte për piano dhe orkestër, 19 rapsodi hungareze të mbështetura në këngë, valle ose marshe cigane etj. Listit i njihet merita e zhvillimit dhe përsosjes së teknikës pianistike.Punë individuale dhe në grupFranc List duke luajtur \piano\nga Konkrad Grafportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni lidin “Die forelle” (Trofta) të Shubertit.Kërkoni në internet të dhëna për tekstin e kësaj pjese muzikore dhe përpiquni ta përktheni atë. Diskutoni së bashku si lidhet muzika me poezinë.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________69

