Page 72 - Demo
P. 72


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIA Opera në shekullin XIX dhe opera italianeGjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XIX, vëmendja e kompozitorëve të Evropës u përqendrua edhe në zhvillimin e mëtejshëm të operave kombëtare.Gjermania dhe Franca shfaqën prirje të dukshme për t’u shkëputur nga ndikimi italian, duke shfrytëzuar kryesisht përvojat kombëtare. Në vende të tjera evropiane, si në Rusi e Çeki, opera fitoi, krahas të tjerash, ngjyrime më lokale, si rezultat i mbështetjes në kulturat tradicionale. Kjo situatë e re solli një pasurim të jashtëzakonshëm të traditës operistike të trashëguar nga shek. XVII- XVIII, çka gjeti shprehje si në drejtim të koncepteve dramatike, ashtu edhe tek ato muzikore.Ndryshimet dhe zhvillimet e reja të shekullit XIX në Evropë, sollën ndryshime edhe në operën italiane, e cila filloi të kishte tipare kombëtare. Në këto vite, zhvillimi i operës bufa (komike) dhe seria (serioze) kishin filluar të zbeheshin, ndërsa opera seria italiane gjendej në krizë, gjë që shtyu shumë kompozitorë italianë të bënin përpjekje për përtëritjen e operës. Ishte pikërisht kompozitori Xhoakino Rosini, i cili reformoi operën italiane, duke i dhënë asaj një frymë dhe pamje të re.Xhoakino Rosini (Gioacchino Rossini) (1792–1868) lindi në Pezaro të Italisë. Ishte djali i dy prindërve muzikantë, të cilët u bënë edhe mësuesit e tij të parë të muzikës. Që në moshë të re, Rosini nisi të punonte si drejtues muzikor i grupeve operistike shëtitëse. Gjatë kësaj periudhe ai studioi shumë gjininë e operës e pikërisht rolin dhe vendin që zinte këngëtari në këtë gjini. Ai studioi këngët popullore italiane (të papërpunuara) të krahinave të ndryshme të Italisë. Në vitin 1822 vendosi t'i paraqiste veprat e tij muzikore jashtë Italisë, në Vjenë dhe në Londër, ku u prit triumfalisht. Më pas u vendos në Paris, ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Figura e Rosinit është mjaft e rëndësishme në historinë e teatrit italian, sepse ai është kompozitori që bën lidhjen e shekullit XVIII me Romantizmin. Tek opera “Tankredi”, sipas tragjedisë me të njëjtin titull të Volterit, Rosini futi elementet heroike dhe luftarake. Rosini vazhdoi kompozimin e operave të tjera, si: “Hirushja”, “Laraska vjedhacake”, “Tankredi”, “Armida”, “Gruaja e liqenit”, “Moisiu” etj. Opera “Berberi i Seviljes” është një nga operat më të famshme të Rosinit, madje u bë e famshme në të gjithë Evropën për faktin se në të ai vë në lojë veset tipike të shtresës së aristokracisë. Një opera tjetër e njohur është “Semiramida”, ndërsa me operën “Vilhem Tel” Xhoakino Rosini shënoi fundin e krijimtarisë së tij.Gaetano Donixeti (Gaetano Donizetti) (1797–1848 ) lindi në Bergamo të Italisë. Në moshën 9-vjeçare filloi të merrte mësime në muzikë. Ka Kompozitorët gjatë periudhës së Romantizmit – muzika vokale7Xhoakino RosinidëgjoniOpera “Norma” e kompozitorit V. Bellini, aria \këngëtarja Maria Callas 70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76