Page 73 - Demo
P. 73


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAshkruar shumë opera, por vetëm disa prej tyre i kanë rezistuar kohës. Donixeti u konfirmua si kompozitor me operën “Ana Bolena”. Operat më të njohura të tij janë: “Eliksiri i dashurisë” (1832) dhe “Don Paskuale” (1843), të cilat i ka shkruar njërën për 14 ditë dhe tjetrën për 11 ditë. “Eliksiri i dashurisë” është opera bufa (komike), që Donixeti e shkroi në stilin autentik komik italian. Kjo opera njihet edhe për arien e famshme “Një lot i shpejtë”. Kryevepra e tij ishte opera e tipit liriko-romantik “Luçia e Lamermurit”. Personazhet kryesore të kësaj opere janë Luçia dhe Egdari, dashuria e të cilëve pengohet nga normat frenuese të aristokracisë. Për muzikën vokale dhe instrumentale ai ka kompozuar rreth 28 kantata dhe 19 kuartete. Vitet e fundit Donixeti i kaloi në një gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike. Kalvari i vuajtjeve të tij u mbyll në vitin 1848.Vinçenso Belini (Vincenzo Bellini) (1801-1835) lindi në Katania të Sicilisë, në Itali. Studimet për muzikën i kreu në Konservatorin e Napolit. Opera e tij e parë ishte “Bianka dhe Fernandi”. Më pas ai kompozoi një sërë operash të tjera, “Pirati”, “E huaja”, “Kapuletët e Mostekët”, por vetëm opera “Somnambula” do ta afirmonte atë si kompozitor. Ndryshe nga kompozitorët e tjerë italianë që nuk i kushtonin shumë vëmendje tekstit të operës (libretit), për Belinin teksti ishte burimi kryesor i frymëzimit për të krijuar muzikë. Një tjetër vepër që do të kompozonte Belini ishte edhe opera “Norma”, kryevepra e tij. Një nga ariet më të bukura të “Normës” është “Kastadiva”. Si në operat e Belinit, ashtu edhe në ato të Donixetit, tema kryesore është dashuria, e cila shprehet me një përshkrim ndjenjash romantike.Xhuzepe Verdi (Giuseppe Verdi) (1813-1901) lindi në Buseto, në një provincë të Parmës, në Italinë e Veriut. Duke parë dëshirën e madhe të djalit të tyre për të studiuar muzikë, prindërit e dërguan të konkurronte në Konservatorin e Milanos. Për shkak të origjinës së tij fshatare, ai nuk e fitoi të drejtën për të vazhduar studimet. Por Verdi ndoqi mësimet muzikore dhe, brenda një kohe të shkurtër, përvetësoi elementet themelore të mjeshtërisë së kompozicionit. Ai punoi si drejtues i shoqërisë filarmonike të qytetit të Busetos, ku edhe kompozoi operën e tij të parë “Oberti, konti i Bonifacit”, e cila u vu në skenë në La Skala të Milanos dhe pati sukses të madh. Më pas Verdi kompozoi operën “Nabuko”, një tjetër vepër e suksesshme. Disa nga operat e tij më të njohura janë: “Lombardët”, “Hernani”, “Atila”, “Beteja pranë Lenjanos”, “Rigoleto”, “Trovatore”, “Traviata”, “Muzgjet siliane”, “Simon Bokanegra”, “Ballo me maska”, “Don Karlosi”, “Luiza Miler”, “Forca e fatit”, “Aida”, “Otello”, “Falstaf”. Çmoni njohuritë tuajaGaetano DonixetiXhuzepe Verdiportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni arien “Figaro” nga opera “Berberi i Seviljes” së Rosinit dhe koralen “Va pensiero” nga opera “Nabuko” e Verdit. Duke u bazuar në fragmentet muzikore që dëgjuat, flisni për ndryshimet midis operës bufa dhe operës seria.___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77