Page 75 - Demo
P. 75
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA1924Kompozitori XhorxhGershvin kompozoi \Rapsodia Blu\Vëzhgoni1933Lindja e nazimit1939-1945Lufta e Dytë Botërore1935Lind mjuzikëlli \1936Kompozitori Karl Orf krijoi \1955Lindja e Rokut1957Mjuzikëlli \Story\Leonard Bernstein1930 1940 1950 1960Shekulli XX dallon për larminë e stileve apo gjuhëve, të cilat erdhën si rezultat i nevojës së vazhdueshme të njeriut për t’u shprehur përmes muzikës. Kompozitorët e kësaj periudhe i tërhiqte thyerja e formave tradicionale dhe e rregullave të kompozimit. Klod Debysi (Claude Debussy) dhe më pas Moris Ravel (Maurice Ravel), eksperimentuan një stil muzikor krejt të veçantë dhe shumë origjinal, të quajtur Impresionizëm, që dalëngadalë dhe pa zhurmë filloi të lëvrohej gjerësisht.Kjo dukuri artistike, që filloi në fund të shekullit XIX, ndër të parat e lëvizjeve moderne që pasuan, e mori emrin nga piktura e Monesë “Përshtypje nga lindja e diellit” (1872). Në impresionizëm vihej re përpjekja për të pasqyruar dritën atmosferike, ndikimin e ngjyrave dhe efektet zanore të objekteve. Zhvillimi i muzikës operistike dhe veçoritë karakteristike të temave ose subjekteve që kompozitorët trajtonin në opera, shprehnin dëshirën për të pasqyruar realitetin dhe njerëzit në jetën e tyre të përditshme. Kompozitorët që krijonin muzikë instrumentale, kërkonin të pasqyronin në krijimet e tyre stile të reja muzikore, të cilat në thelb kërkonin ndryshimin e traditave romantike instrumentale. Gjuha e re muzikore, me ndikime orientale dhe me akorde dizonante të sjella nga Klod Debysi, kërkonte të shprehte një botë ndryshe, ashtu sikurse po ndodhte edhe në artet e tjera.“Përshtypje nga lindja e diellit”, Monet\73

