Page 76 - Demo
P. 76
Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAKlod Debysi (1862-1918) konsiderohet si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të periudhës së impresionizmit. Lindi në një qytet të vogël afër Parisit. Talenti i tij doli në pah në moshën 10-vjeçare, kohë në të cilën ai filloi Konservatorin e Parisit. Megjithëse gjatë kësaj periudhe ai studioi me kompozitorë të ndryshëm të kohës, ishte shumë pak entuziast ndaj mësimeve metodike tradicionale që po merrte. Suksesi i tij i parë vjen më 1894, kohë në të cilën ai krijoi gjuhën dhe stilin e tij muzikor. Debysi do të tërhiqte vëmendjen e dëgjuesve me stilin e lehtë, plot ngjyra e faktura ritmike, të papërdorura deri në atë kohë. Muzika e tij është e lirë dhe ëndërruese. Teksa teknika e tij ndryshon, strukturat dhe format klasike humbasin rëndësinë e tyre. Harmonia tradicionale bëhet më e lirë, për sa i përket funksioneve tonale. Poema simfonike “Prelud në pasditen e një faune” shënon fillimin e “muzikës moderne” dhe përmbysjen vendimtare të shekullit XIX. Me veprat e tij, si poema simfonike “Deti”, pjesët për piano “Preludet”, “Suita bergameske” dhe opera “Peleas dhe Melisande”, Debysi krijoi sfondin e një muzike me përmbajtje të qartë e mbresëlënëse.Ekspresionizmi është një drejtim estetik që u vu re në artin e pikturës në fund të shek. XIX (Van Gog). Qëllimi kryesor i krijuesit ishte shprehja e theksuar dhe tronditëse e botës së brendshme. Nga pikëpamja stilistike, ekspresionizmi ishte më shumë një gjendje shpirtërore, sesa një formë arti. Nga pikëpamja estetike, ai qe një reagim kundër impresionizmit, qe një rebelim kundër shoqërisë së pashpirt të epokës së industrializimit, qe një manifestim për një shoqëri të re. Në muzikë, ky emërtim lidhet me muzikën atonale (pa qendër tonale) me karakter ekspresiv. Krijuesi dhe përfaqësuesi më i madh i ekspresionizmit muzikor ka qenë vjenezi Arnold Shënberg (Arnold Schoenberg) (1874-1951).Neoklasicizmi është një term i përdorur për rrymën stilistike muzikore që u zhvillua në shek. XX (pas Luftës së Parë Botërore). Ndryshe nga ekspresionizmi, ai përfaqëson një drejtim artistik në kundërvënie të hapur me estetikën romantike. Kompozitorë të neoklasicizmit i shkruan veprat e tyre duke u bazuar në stile dhe forma të shekujve XVII-XVIII. Ndër kompozitorët që zbatuan këtë rrymë janë: Zh. Sibelius, Prokofiev, R. Shtraus, Stravinskij etj.Klod DebysiArnold Shënbergportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni poemën simfonike “Finlandia”, Op.26 të kompozitorit Zhon Sibelius (Jean Sibelius).Krijoni një ese me temë: “Unë kam lindur i lirë dhe i tillë do të vdes”.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________74

