Page 77 - Demo
P. 77
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIA Kompozitorë të tjerë të shekullit XXBela Bartok (Bela Bartok) (1881–1945) lind në Hungari dhe është ndër përfaqësuesit e parë të muzikës hungareze të kësaj periudhe. Ai konsiderohet kompozitori dhe pianisti më i madh hungarez i shekullit XX. Që në moshë të vogël arriti të dallonte dhe të demonstronte 40 lloj ritmesh të ndryshme karakteristike vallesh folklorike. Kompozitori Bartok iu kushtua këngëve popullore, jo vetëm të vendlindjes, por edhe të vendeve fqinje (Rumani, Serbi, Sllovaki, Turqi etj.). Gjithashtu, ai shquhet si analist dhe studiues i muzikës folklorike, duke u bërë kështu një ndër themeluesit e etnomuzikologjisë. Shumë nga pjesët e tij pianistike apo violinistike janë pjesë të rëndësishme të repertorit shkollor dhe formues të artistëve të rinj.Suita e valleve për orkestër është një mozaik i bukur kontraktues motivesh dhe ngjyrash orkestrale të harmonizuara mjeshtërisht. Në muzikën e tij fisnike dhe rigoroze nuk mungojnë teknikat moderne, çka e bëjnë atë një ndër të paktët muzikantë seriozë e progresivë njëkohësisht. Xhorxh Gershvin (George Gershwin) (1898–1937) lindi në SHBA. Në moshën 12-vjeçare filloi shkollën për pianoforte dhe më pas, u bë pianist shoqërues i spektakleve muzikore. Suksesi i tij i parë ndërkombëtar ishte kënga “Suan” (“Swanee”), e cila i hapi dyert e Broduejit. lindi në ShBA. Pjesa simfonike “Një amerikan në Paris” u shkrua nga kompozitori gjatë një udhëtimi në Paris. Në këtë krijim, ai shpreh ndjenjat dhe admirimin e tij për bukurinë e këtij qyteti. Përveç instrumenteve tradicionale, kjo pjesë luhet dhe shoqërohet nga ksilofone, saksofona dhe tromba, që janë përdorur për të treguar qartë trafikun e qytetit. Vepra më e famshme e tij është “Rapsodia blu”. Kjo vepër u luajt nga Pol Uajtmen në një koncert special për datëlindjen e Abraham Linkolnit, më 1924. Në fillim, Gershvin nuk ishte i gatshëm ta vinte në skenë këtë pjesë, sepse koncerti ishte 5 javë më vonë dhe ai ishte i zënë duke përgatitur komedinë e tij muzikore “Sweet Little Devil”. Më vonë, kompozitori 25-vjeçar pranoi të vinte në skenë pjesën me një kompozim të ri për piano dhe bandë xhazi. Pas një pune trejavore Gershvini e përfundoi versionin e rapsodisë për dy piano, e cila ishte orkestruar nga Ferde Grofe për bandën e P. Uajtmen. Koncerti ku u interpretua “Rapsodia” u dha në Nju Jork, me pjesëmarrjen e një publiku nga shtresat e larta të shoqërisë, si dhe të shumë muzikantëve të shquar të kohës.Bela BartokGeorge Gershvinportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni “Rapsodia blu” të Xhorxh Gershvin dhe diskutoni së bashku për veçoritë muzikore të saj.Si shfaqen aty karakteristikat e muzikës së kësaj periudhe?Çfarë e dallon këtë pjesë nga muzika e kohës? A ndryshon stili i saj?_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________75

