Page 78 - Demo
P. 78


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzika shqiptare në lashtësi dhe në mesjetë9Dëgjoni “Te Deum Laudamos”, Niket Dardani himni “Dies Irae” i kënduar në stilin gregorian.Diskutoni: Bëni krahasimin midis dy himneve që dëgjuat duke u përqendruar në llojin e interpretimit, lëvizjen e melodisë dhe emocionet që ju krijojnë.Muzika shqiptare, e krahasuar me atë të çfarëdo vendi tjetër evropian, ka një zhvillim jolinear. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur që ta zbardhin rrugëtimin e muzikës shqiptare, duke u përpjekur që ta bëjnë të flasë edhe “kohën memece” të saj. Edhe pse arti qytetar i vendbanimeve ilire, ekziston si pasqyrim i një shoqërie historike-kulturore, arti muzikorishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë se identifikohet diçka, sidomos për shkak të mungesës së dokumenteve të drejtpërdrejta.Nga antikiteti deri në shek. XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga periudhat më të errëta, jo vetëmpër sa u përket të dhënave mbi zhvillimet muzikore, por dhe më tej. Kuptohet që këtë mungesë informacioni e ndriçojnë veprat e muzikantëve me origjinë shqiptare, Niket Dardani (shek. IV) dhe Jan Kukuzeli (shek. XII), që të dy priftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Për një kohë shumë të gjatë muzika u lidh ngushtë me institucionet e kultit fetar, vend i përbashkët ky prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë. Muzikanti shqiptar Niket Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Remesinës, lindi rreth vitit 340 e.s, në Ramesian të Dardanisë. Nga të dhënat, ai njihet si personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor e muzikant. Ndër veprat e tij më të njohura është himni “Te Deum Laudamos”, i përhapur në Evropë më 525 e.s, vepër mbi të cilën janë mbështetur dhe janë frymëzuar mjaft kompozitorë të mëdhenj, të tillë si: Zh. B. Lyli, F. Hendel, J. S. Bah, V. A. Moxart, F. Shubert, XH. Verdi, Mahler etj. Amfiteatri antik i Butrintit76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82