Page 79 - Demo
P. 79
Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzikanti tjetër, Jan Kukuzeli lindi në qytetin bregdetar të Durrësit, rreth viteve 1078-1088 e.s dhe njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine. Ai arsimohet dhe bëhet i njohur në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën “Laura e madhe” në malin Athos. Në kulmin e krijimtarisë, ai u largua nga metropoli i oborreve perandorake dhe u vendos e qëndroi në këto vise të largëta dhe disi të braktisura derisa vdiq. Mendohet se pikërisht në këto vise ku ai jetoi, duhet të ketë pasur popullsi shqiptare. Vëllezërit Zografi, kanë mishëruar figurën e Jan Kukuzelit në afreskun e Manastirit të Ardenicës, të pikturuar në shek. XV. Vepra madhore e jetës së tij, qe shkrimi neobizantin. Sistemi i këtij shkrimi, i cili u quajt sistemi kukuzelik, u përdor në muzikën bizantine deri në shekullin XIX. Disa nga krijimet e tij kryesore të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine janë: “Himnet Aniksandri”, “Kënga e Kerubinëve”, “Psalmi 107”, “Lavdet nr. 148, 149, 150” etj. Vepra të tjera të kompozuara prej tij dhe të luajtura shpesh në koncertet e sotme me repertor nga kjo muzikë janë: “Kratima”, “Lavdëroni Zotin prej qiellit”, “Aleluja”, Psalmi II”, “Vargu 5” etj. Përmes syrit të studiuesve... Muzikologu Ramadan Sokoli citon për veprën e Niket Dardanit: Himni “Te Deum”, është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës dhe me të drejtë mund të themi se ky krijues, sikur asgjë të mos kishte bërë, por vetëm këtë himn, do të kishte ngelur i njohur si autor, me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijesuar dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinative jo vetëm në kontekstin shpirtëror, por më gjerë”. Kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit, por edhe për vazhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë, duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë, si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliroarbërore-shqiptare”.portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaPërgatitni së bashku një video me imazhe dhe muzikë shqiptare, ku të dalin në pah të dyja periudhat historike, mesjeta e hershme dhe ajo e lulëzuar. Krahasoni me njëra-tjetrën veçoritë e secilës periudhë. Kjo punë do t’ju njohë edhe më shumë me artin shqiptar të mesjetës. _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________David Selenicasi, “Shën Niketa”. Kjo pikturë mishëron figurën e Niket Dardanit dhe gjendet në kishën e Shën Kollit, në Voskopojë. 77

