Page 80 - Demo
P. 80


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAMuzika shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare 1078Dëgjoni “O trima luftëtarë” e kënduar nga grup “Lira” .“Në një flamur të pandarë”, e kënduar nga këngëtarët: K. Tusha, S. Kolonja, E. Arifi, I. Shaqiri, N. Nikprelaj.Diskutoni: Kujt i referohen tekstet e tyre? Si ndryshon gjuha muzikore te secila prej këngëve. A kanë strukturë të njëjtë këto këngë?Shkodra 1900Në Shqipëri, periudha që përfshin shekullin XIX dhe dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX u quajt Rilindje Kombëtare. Në këtë kohë, lufta dhe përpjekjet për pavarësi u shoqëruan me zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, çka u shpreh me veprimtaritë e patriotëve, hapjen e shkollave të para shqipe, zhvillimin dhe lëvrimin e letërsisë artistike, artit figurativ dhe teatrit. Paralel me këtë proces nis në Shqipëri shfaqja e formave të para artistike si: aktivitete dhe krijime të mbështetura në shembujt e traditës evropiane. Kjo periudhë shfaq shenjat e një zhvillimi të pavarur si nga kultura muzikore, ashtu dhe nga përkatësia fetare.Procesi krijues muzikor në ndryshim nga vendet evropiane pati një formë fillestare, sepse muzika shqiptare në këtë periudhë nuk kishte asnjë traditë të sajën. Ai nisi në Shkodër e më pas vijoi dhe në Korçë. Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, në përputhje me traditat ekzistuese dhe me format e ndikimeve të jashtme, këto qytete formojnë dy drejtimet bazë, me të cilat muzika jonë do të paraqitej e formuar me instrumente e formacione orkestrale. Në vitin 1887, në Shkodër formohet orkestra e parë frymore, fillimisht e drejtuar nga muzikanti Xhiovane Kanale (Giovane Chanale) e më pas nga muzikanti Lek Kurti. Krijimi i saj pati si qëllim fillestar ekzekutimin e himneve dhe të marsheve patriotike. Me kalimin e kohës ajo ekzekutoi një repertor të larmishëm, që nga kënga popullore e huazuar prej muzikës botërore dhe deri te krijimet origjinale shqiptare. Në shembullin e Shkodrës, orkestra të tilla u krijuan edhe në shumë qytete të tjera si: Korçë, Durrës, Elbasan etj. Instrumentistët e këtyre orkestrave ishin amatorë, sepse në Shqipërinë e asaj kohe mungonte sistemi i edukimit muzikor, i cili u zhvillua vetëm mbas shekullit XIX. Ndonëse në Shkodër u zhvilluan mësime e kurse të veçanta muzikore, në Normalen e Elbasanit muzika u trajtua si një lëndë e rëndësishme dhe në 78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84