Page 81 - Demo
P. 81


                                    Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIA 79Kori \Korçë u krijua “Shoqëria e arteve të humbura”, edukimi i vërtetë muzikor lindi dhe u themelua vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Për sa i përket artit vokal shqiptar gjatë periudhës së Rilindjes, ai përfaqësohej me këngë vokale e patriotike. Korça u bë vendlindja e krijuesve të këtyre këngëve, të cilat më vonë u interpretuan edhe nga kori “Lira”. Kënga patriotike shqiptare nuk lindi menjëherë si muzikë origjinale shqiptare, por lindi në formën e marrjes së melodive të gatshme nga vendet fqinje dhe evropiane. Kështu kanë lindur një sërë këngësh të njohura patriotike, ndër to edhe Himni Flamurit me melodi të kompozitorit rumun Ciprian Porumbesku dhe vargje të Asdrenit.Pavarësisht kësaj forme të huazimit, këngët patriotike u bënë pjesë e rëndësishme e lëvizjes së madhe kulturore në vend dhe luajtën një rol të rëndësishëm në formimin vokalit dhe të muzikës vokale. Në vijim, ato filluan të kompozoheshin nga autorë shqiptarë. Tekstet e tyre flitnin për figurën e Skënderbeut, ndjenjat e revoltës ndaj pushtuesit, problemet sociale të kohës etj. Nga pikëpamja muzikore, këto këngë qenë të thjeshta (strofë e refren) dhe të kompozuara sipas traditës së himnit. Krahas këngëve patriotike, në qytetin e Korçës u krijua një traditë e re e muzikës vokale liriko-erotike, e cila nënkuptonte repertorin e serenatave të këngëve të rinisë. Për krijimin e këtij repertori ndodhi i njëjti proces, fillimisht huazim nga muzika e vendeve fqinje dhe evropiane, për të kaluar më pas në krijime origjinale. Një ndër përfaqësuesit e saj është Loni Llogori. Rëndësia e kësaj periudhe në muzikë është më tepër historike sesa artistike. Pjesa dërrmuese e krijimeve dëshmojnë përpjekjet e autorëve për të kompozuar si profesionistë, çka nga pikëpamja historike mund të konsiderohet si lëvizja muzikore e proceseve krijuese, me autorë si: Thoma Nasi Korçë dhe Palok Kurti Shkodër. Këta autorë u bënë nismëtarët e muzikës profesioniste në vendin tonë. Palok Kurti (1860-1920) lindi në qytetin e Shkodrës, ku u formua dhe punoi si muzikant. Lidhjen e parë me muzikën e pati nëpërmjet këngës popullore dhe mjediseve të ahengut shkodran. Ndonëse edukimi i tij muzikor qe autodidakt, në moshën 18-vjeçare u aktivizua në bandën Palok Kurti79
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85