Page 82 - Demo
P. 82


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIAfrymore të qytetit, ku luajti në instrumentin e trombës e më pas u bë drejtues i bandës muzikore dhe i veprimtarive artistike në Shkodër, Gjakovë etj.Edhe pse veprimtaria e tij krijuese përfaqëson përpjekjet për krijimin e një muzike sipas shembujve klasikë-romantikë, ajo nuk mund të cilësohet profesionale. Krijimtaria e tij ndahet në dy drejtime: kompozime origjinale për orkestrën frymore dhe këngë të traditës së këngës qytetare shkodrane. Kompozimet e tij më të mira ishin marshe, romanca, këngë popullore etj., në të cilat vërehet një poetikë që ruan vlera artistike edhe sot. Këngët e përpunuara apo të kompozuara prej tij përshkohen nga një lirizëm tipik për këngën tradicionale shkodrane. Më të njohurat janë dy suita me këngë të ahengut shkodran, gjithashtu solli dhe mjaft potpuri, valse, polka. Thoma Nasi (1892-1964) arriti me bandën e tij muzikore në vitin 1920 në Shqipëri, nga Amerika, së bashku me 120 vullnetarë që aspironin për liri. Ai qëndroi e punoi në Korçë deri në vitin 1925 dhe më pas u transferua në Tiranë, ku themeloi Bandën Mbretnore Shqiptare. Kontributi i tij për jetën muzikore të Korçës ishte i madh. Ai ka kompozuar himne, vepra instrumentale, këngë patriotike dhe ka bërë disa transkriptime për orkestër frymore. Ky kompozitor hodhi bazat e muzikës instrumentale, i mbështetur thellësisht në muzikën e kulturën tradicionale shqiptare dhe futi në Shqipëri parimet estetike të artit muzikor perëndimor mbi baza profesioniste. 80Banda e parë shqiptare (1878)portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaZgjidhni sipas dëshirës, një serenatë korçare, një këngë patriotike dhe një këngë të ahengut shkodran. Pasi t’i keni dëgjuar të tria këngët e zgjedhura, bëni një krahasim me shkrim, duke ilustruar secilin argument me shembullin përkatës. Mbani parasysh melodinë, tekstin dhe shoqërimin instrumental._________________________________________________________________________________________________________________________________________________________80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86