Page 83 - Demo
P. 83
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIA 81Përfaqësues të muzikës profesioniste shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XXFan Noli (1882-1965) ishte djali i një psalti të kishës ortodokse, i cili njihet që në vogëli me muzikën bizantine dhe fillon të studiojë për flaut. Në moshën 25-vjeçare bëhet prift dhe gjatë viteve ‘30 u mor sistematikisht me studime, muzikë dhe veprimtari fetare. Në fushën e muzikologjisë, Noli ka një veprimtari shumë më të gjerë dhe vepra e tij “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” e paraqitur si punim për marrjen e gradës shkencore në universitet, pati jehonë të gjerë. Veprat e tij muzikore ishin: poema muzikore “Skënderbeu”, “Rapsodi Shqiptare” për orkestër, “Gaspari i Varfër”, këngë për tenor e orkestër etj.Martin Gjoka (1890-1940) lindi në Tivar. Më 1905 kryen shkollën e mesme të urdhrit françeskan në Shkodër, ku mëson pianon, violinën dhe flautin. Studimet e larta teologjike i kryen në Tirol të Austrisë, të cilat i përfundon në vitin 1912. Ai shpallet “Mjeshtër” në muzikë dhe vazhdon të thellojë njohuritë mbi kompozicionin nën drejtimin e mësuesit të tij, Hartman Ander Lan. Fan NoliMartin Gjoka81

