Page 84 - Demo
P. 84
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIANë vitin 1913, ai kthehet në Shkodër dhe emërohet mësues i shkollës fillore e më pas në gjimnazin “Illyricum”. Më 1917 themelon një kompleks vokal e instrumental të qytetit dhe pas kësaj orkestrën frymore të gjimnazit, në të cilën ishte mësues i historisë dhe i gjeografisë. Martin Gjoka njihet si kompozitori i parë që krijoi muzikë klasike në Shqipëri në gjini të ndryshme, duke ndjekur traditën e kompozitorëve Bah dhe Hendel. Ai kompozoi muzikë polifonike e korale dhe la të papërfunduar një simfoni. Për shkak të mungesës së institucioneve muzikore apo të një sistemi profesional për muzikën klasike, veprat e tij mbetën të izoluara, u luajtën vetëm nga instrumentistë amatorë dhe u dëgjuan në rrethe të ngushta shoqërore. Përmes punës së tij dhe muzikantëve të tjerë të asaj kohe, Shkodra u bë qendra më e rëndësishme e jetës muzikore në Shqipëri, periudhë kjo, në të cilën u formua edhe orkestra e parë dhe grupet korale. Martin Gjoka,Mund të thuhet se Martin Gjoka është krijuesi i gjuhës muzikore shqiptare, e cila ka qenë frymëzim për kompozitorët e mëvonshëm të artit muzikor shqiptar. Disa nga veprat e tij janë: “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut”, pjesë muzikore për orkestër simfonike; “Album për Harmonium” me 24 pjesë; pjesë muzikore për vokal dhe orkestër me libret nga “Juda Makabe” të Gjergj Fishtës; opera “Shqyptarja e qytetnueme” me libret të Leonardo de Martinos; “Rapsodia mbi këngë popullore shqype” etj. Mikel Koliqi u lind në Shkodër më 29 shtator 1902. Krijimtaria e këtij kompozitori dhe pikërisht tri melodramat që ai kompozoi, vunë bazat e operës shqiptare të shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”, mbërritën te ne vetëm si dorëshkrime. Mikel Koliqiportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaÇfarë kanë të përbashkët këta tre përfaqësues të muzikës shqiptare?Për shkak të ideologjisë së kohës, vepra e Martin Gjokës ishte e ndaluar gjatë regjimit komunist. Gjeni dhe dëgjoni pjesë nga krijimtaria e tij dhe diskutoni së bashku për cilësitë dhe vlerat e saj.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________8282

