Page 85 - Demo
P. 85


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIA 8311 Muzika profesioniste kosovareKrijimtaria dhe zhvillimi i muzikës profesioniste të shqiptarëve të Kosovës, zë një vend të rëndësishëm sikurse edhe zhvillimi i muzikës shqiptare në Shqipëri. Shumë nga kompozitorët kosovarë, krahas veprimtarisë së tyre muzikore ndërtuan dhe zhvilluan më tej muzikën, duke u mbështetur në folklorin e pasur dhe duke krijuar institucionet e para artistike, kulturore, mësimdhënëse etj. Megjithëse në kushte të vështira, për krijimin e artit të tyre këta kolosë të muzikës kosovare krijuan vepra muzikore vokale dhe instrumentale. Disa prej muzikantëve që lanë gjurmë në historinë e muzikës kosovare janë: Lorenc Antoni, Mark Kaçinari, Esat Rizvanolli, Musa Piperku, Rexho Mulliqi etj.Dëgjoni “Baresha”, e kënduar nga Nexhmije Pagarusha.Diskutoni:Ç'veçanti interpretuese kërkon kjo këngë? A mendoni se është e lehtë për t’u kënduar? Flisni për emocionet që ju jep ajo dhe veçanërisht zëri i këngëtares.Rexho MulliqiRexho Mulliqi lindi më 18 mars të vitit 1923 në Guci, në këtë trevë shqiptare të Malit të Zi dhe vdiq më 10 shkurt të vitit 1982 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Më pas u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943) dhe më 1946 u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd, por nuk i përfundoi dot studimet, sepse për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin, në Goli Otok. Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin). Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni.Së bashku me Lorenc Antonin edhe Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Vepra e tij e gjerë dhe e larmishme përfshin pothuajse të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën) dhe është ekzekutuar në veprimtaritë kryesore të jetës muzikore të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë.Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë përbërësit e saj. Ai thoshte: “Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lume-njve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës dhe këngë e agimit të diellit…”.83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89