Page 86 - Demo
P. 86


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIALorenc Antoni (23.09.1909) lindi në Shkup. Aktivitetin muzikor e nisi që në fëmijëri në familjen e tij, e cila merrej me muzikë, kjo edhe për faktin se muzika popullore ka qenë motivuese dhe pjesë shumë e dashur e prindërve të tij e sidomos e të atit. Ky ishte një tregues kuptimplotë që Lorenc Antoni, të ndiqte rrugën e babait, jo thjesht si një instrumentist, por si një krijues dhe reformues i muzikës shqiptare. Lorenc Antoni filloi veprimtarinë si mësues dhe më pas si dirigjent i korit pranë Katedrales së Kishës Katolike në Prizren, e cila do të shërbente pas nëntorit të vitit 1944 si bazë e Shoqërisë KulturoreArtistike “Agimi”. Lorenc Antoni është një ndër figurat më të njohura dhe më të shquara kosovare i konsideruar si pionier e themelues i shkollës së parë muzikore kosovare. Ai është etnomuzikolog, folklorist, pedagog, dirigjent, organizator i jetës muzikore e kompozitor, i cili ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e muzikës së shqiptarëve të Kosovës.Mark Kaçinari lindi më 20. 01. 1925 në Prizren. Ai ishte pedagog, kompozitor, dirigjent, i cili me aftësitë e tij krijuese na la një varg veprash të larmishme dhe shumë cilësore. Gjithashtu, Mark Kaçinari ndërtoi bazat e institucioneve muzikore, të cilat më parë nuk ekzistonin, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Mark Kaçinari është një figurë artistike e ndërlikuar dhe komplekse, zotërues i trinomit krijues - interpretues - pedagog. Ndaj, me të drejtë mund të thuhet se ai ishte një erudit me orientime të Rilindjes dhe themelues i korit “Collegium Cantorum”, i cili në Langolen të Anglisë zuri vendin e tretë në botë. Lorenc AntoniMark KaçinaridëgjoniSuita korale - kompozuar  nga Lorenc Antoni.  5 këngët për kor dhe orkestërdëgjoniSuita ilire - kompozuar nga Lorenc Antoni. Përpunimet e motiveve dhe të këngëve në veprat e tij, janë shpalosje e momenteve më të bukura që mbart kënga jonë e bukur shqipe, të cilat ai arriti t’i trajtonte me shumë sukses përmes strukturës, melodisë dhe ritmit. Kjo është arsyeja për të cilën krijimet e tij muzikore kanë zënë një vend të rëndësishëm në muzikën kosovare dhe dëgjohen me ëndje edhe tani. Që në moshë të re u mor edhe me mbledhjen e këngëve popullore shqiptare, në vise ku jetonin dhe jetojnë shqiptarë si në në Mal të Zi, në Maqedoni në Luginën e Preshevës etj. Mblodhi shumë këngë popullore, të cilat i botoi në punimin me titull “Folklori muzikor shqiptar”. Pra, karriera e tij zë fill me muzikën popullore, ku u mbështet kryesisht në krijimin e veprave të tij të para, ndërsa aktivitetin pedagogjik e nis, siç e thamë, si arsimtar muzike, deri në çeljen e shkollës së parë muzikore në Prizren, ku shërbeu si drejtor i parë.Pesë këngët popullore për kor të përzier (mikst) dhe orkestër, janë dëshmi e një pune të çiltër, shpalosin një botë të re, falë ndikimit të folklorit muzikor. Pra, këto pesë këngë janë dëshmi e një pune të zellshme e të ethshme dhe kanë një përmasë krejt tjetër, çka shpjegohet me mënyrën e re në përpunimin e këngëve popullore. Me elementet e muzikës popullore, krijon konstruktin për kompozime me vlera cilësore si një proces i komunikimit artistik.84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90