Page 87 - Demo
P. 87
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIARauf Dhomi lindi në Gjakovë. Shkollën e mesme e kreu në Prizren, kurse studimet universitare dhe ato pasuniversitare i përfundoi në Sarajevë, në klasën e profesorit dhe kompozitorit Mirosllav Shpiler. Ai punoi fillimisht pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe themeloi Korin e Burrave të Gjakovës. Tani mban postin e drejtorit të Filarmonisë e të Operës së Kosovës dhe është profesor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Rauf Dhomi ka kompozuar shumë vepra të gjinive të ndryshme me prirje të veçantë për muzikën vokale. Ky kompozitor, me operat “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma arbëreshe”, cilësohet si krijuesi i parë i operës në Kosovë. Ai është autor i baletit “E Bukura Moré” dhe i shumë veprave të tjera.Rauf Dhomi ka zënë që tani vend në Antologjinë e Krijimtarisë Muzikore në Kosovë, në periudhën kur ajo sa ka nisur të hedhë hapat e parë seriozë në muzikën klasike.portofoli i punësÇmoni njohuritë tuajaKërkoni në internet për veprat muzikore të këtyre kompozitorëve dhe dëgjoni disa prej tyre. Zgjidhni një ose dy prej tyre dhe sillini në klasë. Tregoni pse i veçuat këto pjesë dhe diskutoni së bashku. Musa Piperku lindi më 1 gusht të vitit 1945 në Dibër, ku mbaroi shkollën fillore, për të vazhduar shkollën e mesme muzikore në Prizren e më pas edhe Akademinë Muzikore në Beograd. Pas diplomimit u kthye në vendlindje, ku punoi si profesor në gjimnazin e Dibrës ku dhe zhvilloi një veprimtari të dendur. Ndër të tjera, ai formoi orkestrën e mandolinave dhe korin e shkollës. I gjerë ka qenë edhe aktiviteti që ai zhvilloi në gjirin e shoqërisë artistike “Liman Kaba” të Dibrës. Gjatë viteve 1971-1972 e shohim si bashkëpunëtor të muzikës në Radio Shkupi, kurse në vitin 1973 erdhi në Radio Prishtina. Musa Piperku ka marrë pjesë në shumë edicione të “Akordeve muzikore të Kosovës”.Musai ka krijuar rreth 600 këngë, por emblema e këngës zbavitëse shqipe pa dyshim është “Pranvera në Prishtinë”, e cila tashmë ka hyrë në antologjinë e këngëve argëtuese shqiptare të tipit klasik. Ai ka fituar shtatë “Okarina”, dy “Lyra të argjendta” dhe dy “Plaketa të arta”, siç emërtoheshin atëhere çmimet e këtij festivali. Gjatë asaj periudhe mori pjesë edhe në shumë festivale të tjera, siç ishin ato të Opatisë, Shkodrës, Prizrenit, Sarajevës, Tetovës e Gjakovës.Musa Piperku u nda nga jeta më 14 qershor 2005.Objekti i këngës së tij ka qënë gjithnjë në shërbim të së bukurës në art, i orientuar nga realiteti, pra pasqyronte me besnikëri jetën tonë të përditshme me të gjitha sfidat e saj. Musa PiperkuRauf DhomidëgjoniKënga \Musa Piperku.dëgjoniOpera \ Rauf Dhomi85

