Page 88 - Demo
P. 88
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIATish DaijaPrenk JakovaMuzika profesioniste shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX12Prenk Jakova (1917-1969) lindi në Shkodër. Ai që në moshë të re mori pjesë në jetën artistike të qytetit si korist, instrumentist, aktor teatri dhe më vonë si drejtues kori, bande dhe orkestre. Studioi muzikë me kompozitorët e njohur Martin Gjoka e Zef Kurti dhe ishte instrumentist shumë i mirë në kitarë, klarinetë e fizarmonikë. Në vitin 1941 bëri një melodramë për fëmijë, me të cilën shfaqi dhe prirjet e para për muzikën skenike. Në vitin 1945 kompozoi melodramën “Juda Makabe”, “Dasma shkodrane”, si dhe veprën muzikore “Dritë mbi Shqipërinë”, vepra të cilat e çuan autorin në krijimin e operës së parë të tij “Mrika”.Kjo opera shfaqet për herë të parë në Shkodër më 1958, nga trupa amatore shkodrane, nën drejtimin e vetë kompozitorit. Më pas ai kompozoi edhe operën “Gjergj K. Skënderbeu” në vitin 1968, duke vijuar me suita për kor, kantata, pjesë për bandë e orkestër dhe shumë pjesë e vepra të tjera. Ky kompozitor shquhet për shprehjet melodike të frymëzuara e të fuqishme, çka e bën atë të veçantë, origjinal e me identitet të theksuar kombëtar. Pas vdekjes iu dha titulli i lartë “Artist i Popullit”. Shkolla e muzikës në Shkodër mban emrin e tij.Tish Daija (1926-2003) lindi në Shkodër. Krijimtarinë muzikore e filloi me instrumentin e fizarmonikës, ku kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura” etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes dhe më 1956 kreu studimet në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Tish Daija është kompozitori i muzikës së baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajrija”, baletit “Bijtë e peshkatarit”, operës “Vjosa”, si dhe shumë pjesëve instrumentale për piano. Ai ka kompozuar muzikë filmash, disa prej të cilëve janë: “Tinguj lufte”, “Debatik”, “Fëmijët e saj”, “Kryengritje në pallat” etj.Ky kompozitor i shquar shqiptar, i nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës, sot Universiteti i Arteve. Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prej vitit 1999, dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej vitit 2000. Çesk Zadeja (1927-1997) lindi në Shkodër. Ai i takon brezit të parë të kompozitorëve profesionistë shqiptarë. Mësimet e para muzikore i mori në korin françeskan të këtij qyteti. Pas angazhimit me grupet artistike amatore të qytetit, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Santa Cecilia në Dëgjoni Aria e Mrikës nga opera “Mrika” e kompozitorit P. Jakova.Diskutoni: Si e klasifikoni vokalin përkatës? Flisni për instrumentet që paraqesin melodinë. A mendoni se motivet muzikore janë marrë nga muzika popullore? Pse? 86

