Page 89 - Demo
P. 89


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIARomë, Itali. Në vitet 1951-1956 kreu studimet muzikore në Moskë, në degën e kompozicionit në Konservatorin \njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (Universiteti i Arteve) ku punoi si pedagog e më pas u emërua si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Ndër veprat e shumta të Çesk Zadesë do të veçonim simfoninë e tij të parë, të kompozuar qysh më 1956, e cila fitoi Çmimin e Parë Kombëtar. Tonin Harapi (1928-1992) lindi në Shkodër. Njohuritë e para për muzikën i mori në korin françeskan të këtij qyteti, ku mori pjesë që i vogël. Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikore, me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenkë Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku kompozitori i ardhshëm, gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor të Jezuitëve në Shkodër, ushtrohej si instrumentist. Gjatë viteve 1946-1951 vazhdoi dhe kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë dhe më pas studimet e larta në Konservatorin \qenë pedagog i analizës dhe i kompozicionit në Akademinë e Arteve në Tiranë. Krijimtaria e tij muzikore përfshin të gjitha gjinitë që nga kënga e deri tek opera. Veprat muzikore kryesore të tij janë: “Cikël pianistik”, “Koncert nr. 1, për piano dhe orkestër”, “Kuartet për harqe”, “Cikli i këngëve popullore të përpunuara për orkestër harqesh”, opera “Zgjimi”, kantata, oratorio, opereta, muzikë filmash etj.Pjetër Gaci (1931-1995) lindi në Shkodër. Studimet për violinë i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për t’i vazhduar në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski” në të cilin edhe u diplomua në pranverën e vitit 1967. Pjetër Gaci ishte pedagog i muzikës klasike në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Ai arriti majat me kompozimet e këngëve “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Gjithashtu, kompozoi koncertin e parë për violinë në historinë e muzikës shqiptarë dhe baladën e parë për violinë e piano. Muzika vokale mbetet prirja kryesore në krijimtarinë e tij, duke lënë pas kryevepra muzikore, që nga kënga e deri tek opera, si: operat “Toka jonë” dhe “Përtej mjegullës”, kantatat “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, “Për ty Atdhe” etj. Tonin HarapiPjetër GaciÇesk Zadejaportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaDëgjoni:Kolonën zanore të filmit “Skënderbeu”, të kompozuar nga Çesk Zadeja;“Për ty atdhe”, të kompozuar nga Pjetër Gaci;“Flakë e borë”, të kompozuar nga Tish Daija;“Romancë për piano”, të kompozuar nga Tonin Harapi.Bëni me shkrim një analizë të shkurtër për pjesët që dëgjuat, për të nxjerrë në pah të përbashkëtat dhe veçoritë e tyre. Kushtojini vëmendje: llojit muzikor përkatës, gjendjeve emocionale që krijon secila, tekstit (nëse ka), instrumenteve dhe lojës së tyre, mënyrës së interpretimit etj. 87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93