Page 9 - Demo
P. 9


                                    1 Zëri, instrumenti ynë natyrorRregullat e këndimit2 Këndimi dhe formacionet vokale3 Himni i Kosovës dhe Himni i Flamurit,  Himni i Europës4 Koralja “Ave Maria”, J. S. Bah-Gunod5 Koralja \Luleborë\, Simon Gjoni6 Koralja \Në qetësinë natës\ J. Brahms 7 Kënga \Imagine\, Xhon Lenon 8 Improvizim muzikor Njohuritë për realizimin e kompetencave • Këndimi si formë e të shprehurit dhe si urë lidhjeje e bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve. • Zëri si instrument natyror dhe si formë e interpretimit artistik. • Rregullat e këndimit vokal e bëjnë më të bukur interpretimin. • Këndimi dhe formacionet vokale.  Aftësitë për realizimin e kompetencave Nxënësi/ja:• zbulon si ndryshon timbri i zërit te burrat, gratë dhe fëmijët;• këndon pjesë të ndryshme vokale, duke zbatuar rregullat e këndimit;• zbaton me përpikëri rregullat gjatë këndimit në një formacion vokal;• dëgjon muzikë vokale dhe përjeton emocionet që përcjellin zëra të ndryshëm;• interpreton solo, duet apo në ansambël pjesë të ndryshme vokale-korale;• reflekton mbi muzikën që dëgjon, si pjesë e kohës kur u krijua apo e këngëtarëve që e kënduan;• zbulon efektet që krijon muzika vokale sipas periudhës dhe tematikës që ajo ka dhe transmeton;• krahason njohuritë dhe aftësitë e veta për të kuptuar muzikën vokale;• përdor njohuritë dhe gjykimin për një qëllim të caktuar, si: për të krijuar ese, CD apo tema projektesh për muzikën vokale. Shembujt muzikorë (CD) që shoqërojnë temat mësimore (pjesët vokale/korale të sugjeruara) janë zgjedhur në mënyrë të tillë, që të nxitin aftësitë dëgjuese ndaj muzikës vokale të interpretuar nga këngëtarë të ndryshëm.7
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13