Page 90 - Demo
P. 90
Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIA13 Muzika vokale profesioniste shqiptareDëgjoni Këngën e kënduar nga Tefta Tashko Koço: “Kur më vjen burri nga stani”,si dhe këngët: “Asaman o trëndafili i çelës” dhe “Kur perëndon dielli” Diskutoni: Përcaktoni llojin e këngëve që dëgjuat: këngë popullore, popullore të përpunuara, të lehta apo operistike? Kujtoni filmin shqiptar “Koncert në vitin ‘36”. Pse ky film është sa komik, aq edhe tragjik? A dini të këndoni ndonjë këngë të tij? Pse kënga pati rëndësi në atë periudhë? Diskutoni dhe këndoni së bashku.Muzika vokale shqiptare nisi të zhvillohej në vitet ’30 të shekullit XX. Këngëtarët, të cilët hodhën themelet e muzikës vokale profesioniste shqiptare pas shkollimit të tyre në vende të ndryshme si: Itali, Rumani, Francë, Austri etj., ishin: Tefta Tashko Koço, Mihal Ciko, Marie Kraja, Kristaq Antoniu, Jorgjie Truja etj. Fillimet e tyre koncertore i patën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku kënduan këngë të përpunuara popullore shqiptare, por edhe pjesë nga opera të ndryshme botërore.Pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri filluan ndryshimet në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimore, gjë e cila çoi në krijimin e institucioneve të para kulturore dhe artistike. Në vitin 1946 u hap Liceu Artistik në Tiranë, në vitin 1950 u krijua Teatri i Operës dhe Baletit (TOB), në të cilin u vunë në skenë një numër i madh veprash muzikore vokale dhe opera.Edhe krijimtaria e muzikës vokale profesionale shqiptare i nisi hapat e parë nga gjinitë më të vogla për të mbërritur në majën e zhvillimit të saj, operës. Kështu, një vend të veçantë zuri krijimi i këngës, romancës, kantatës dhe oratorios.Kjo shënon edhe fillimet e krijimtarisë në gjini të mëdha në muzikën profesioniste vokale shqiptare.Për shkak të politikës dhe të ideologjisë së kohës, këto vepra trajtonin tema historike ose aktuale që kishin karakter madhështor apo heroik. Të tillë kemi kantatën “Atdheu” të kompozitorit Gaqo Avrazi; poemën muzikore “Përse mendohen këto male” të kompozitorit Tish Daija; kantatën “Për komisarin” të kompozitorit Feim Ibrahimi etj. Oratorio, siç e dimë, është gjini vokale simfonike, e cila ka numra muzikorë, por pa veprime skenike. Edhe kjo gjini, e cila ishte e detyruar që në këtë periudhë të kishte përmbajtje dhe frymë të politizuar, u mbështet te kënga me motive shqiptare, si për shembull oratorio “Kënga e maleve” e kompozitorit Tonin Harapi etj.Tefta Tashko KoçoMarie KrajaJorgjie Truja88

