Page 91 - Demo
P. 91


                                    Krijues dhe performues MUZIKA DHE SHOQËRIAEmra të nderuar të artit vokal muzikor profesionist shqiptar dhe të të gjithë muzikës klasike janë: Mentor Xhemali, Gaqo Çako, Nina Mula, Xhonia Athanas, Edit Mihali, Ramiz Kovaçi etj. Ndër interpretuesit e tjerë të talentuar të muzikës vokale profesioniste, të cilët janë aktivë në sezonet artistike të vendit dhe mjaft të dashur për publikun përmendim: Vikena Kamenicën, Armando Kllogjerin, Sidrit Bejlerin, Klodjan Kaçanin etj. Mjaft këngëtarë, të cilët formimin dhe edukimin e tyre muzikor e morën në Shqipëri, sot me personalitetin e tyre artistik kanë arritur majat e interpretimit të muzikës klasike dhe shumë prej tyre kanë fituar famë botërore, si: Inva Mula, Bashkim Paçuku, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Josif Gjipali etj. Tradita kombëtare e bashkëkohore krijuese dhe interpretuese e muzikës vokale profesioniste tashmë është konsoliduar. Nexhmije PagarushaSaimir PirguMentor XhemaliGaqo ÇakoErmonela JahoJosif GjipaliFigurat më të shquara të artit vokal bas, baritoni Mentor Xhemali, një nga zërat më të mëdhenj shqiptarë dhe tenori legjendar Gaqo Çako, vlerën më të madhe interpretuese e patën në muzikën klasike, por popullariteti i tyre mori përmasa mbarëkombëtare përmes këngës së muzikës së lehtë. Sa herë përmendet emri i Mentor Xhemalit kujtohet himni i vërtetë shqiptar, kënga madhore “Për ty Atdhe” dhe sa herë përmendet emri i Gaqo Çakos, të gjithë njëzëri këndojmë “Këputa një gjethe dafine”. Këto këngë përbëjnë kulmin artistik në historinë e muzikës sonë, si për tekstin, ashtu për muzikën dhe interpretimin. portofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaBëni një ese me temë “Muzika e vendit tim”, duke sjellë nëpërmjet saj ndjesi, emocione, momente, kuriozitete. Paraqiteni atë në klasë dhe diskutoni rreth punës suaj.____________________________________________________________________________________________________________________89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95