Page 92 - Demo
P. 92


                                    Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIAZhanret muzikore moderneMuzika xhaz, bluz, rok 14Bluzi është gjini muzikore e krijuar nga komuniteti afro-amerikan, në Dip Sauth (Deep South) në ShBA. Lindja e bluzit përbën fazën më të rëndësishme të zhvillimit të muzikës moderne në botë. Zanafilla e kësaj muzike i ka rrënjët te këngët që këndonin skllevërit gjatë punës së tyre. Në shekullin XX, fëmijët e tyre, tashmë të lirë, filluan të kultivonin formën origjinale të muzikës bluz. Një nga stilet kryesore të bluzit e ka origjinën në deltën e lumit Misisipi. Nga kjo zonë e kanë prejardhjen disa nga muzikantët më të mëdhenj dhe më me ndikim të kësaj muzike: Çarli Paton (Charley Patton), Son Hauz (Son House), Skip Xhejms (Skip James) dhe Robert Xhonson (Robert Johnson) etj. Ata këndonin për të siguruar para për mbijetesë, duke udhëtuar nga njëri vend në tjetrin. Dëgjoni • Luis Armstrong “I Love Jazz”• Frenk Sinatra “Strangers in the night”• Bob Dilan “Blowin’ in the wind”• Elvis Presli “Return to sender”• Bitëlls “Here comes the sun”Diskutoni: Cila nga stilet muzikore ju pëlqen më shumë? Pse? Si ndiheni kur dëgjoni secilën prej këtyre këngëve?  Krahasoni mënyrat e interpretimit të këngëtarëve.Grupe të ndryshme britanike iu kushtuan tërësisht bluzit. Muzika e tyre shprehte vuajtjet nga absurditeti dhe zbrazëtia e jetës moderne, ndryshe nga ajo e muzikantëve të Misisipit, e cila tregonte për vështirësitë dhe dramat e jetës. Muzika bluz shpreh vuajtje, por edhe një lloj proteste ndaj padrejtësive shoqërore. Këtë lloj ndjenje proteste, ajo ua ka transmetuar edhe gjinive të tjera muzikore që rrodhën prej saj. Son Hauz Robert Xhonson Çarli Paton Skip Xhejms90
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96