Page 93 - Demo
P. 93


                                    Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIASkip XhejmsXhazi lindi në fillim të shekullit XX në Nju Orlins dhe e ka origjinën nga gjini të ndryshme muzikore, si: bluz, marsh, folk, regtajm, klasike etj.Kjo muzikë dallohet për përzierjen e elementeve muzikore evropiane me ato afrikane. Veçori të rëndësishme të saj anë: ritmi me theks jo të drejtë; forma josimetrike; sinkopat e shpeshta dhe intervalet e zbritura e të zvogëluara. Tipike e interpretimit të kësaj muzike ishte improvizimi kolektiv. Improvizimi solo ose kolektiv mundëson krijimin aty për aty të pjesës muzikore. Hot FajvLui ArmstrongGlen MilerEla FitxheraldDjuk ElingtonRej ÇarlsNjë formë e xhazit është xhaz-bendi që përfshin deri 8 persona, big-bendi12-16 persona. Ndër përfaqësuesit e muzikës xhaz, instrumentistë dhe këngëtarë janë: Lui Armstrong (Luis Armstrong) (trombist, këngëtar, kompozitor), Glen Miler (Glenn Miller) (klarinetist, kompozitor), Ela Fitxherald (Ella Fitzgerald) (këngëtare), Djuk Elington (Duke Ellington)(pianist, kompozitor), Rej Çarls (Ray Charles) (pianist, këngëtar, kompozitor).Ritëm dhe bluz është një lloj muzike shumë e njohur, që gërsheton xhazin me muzikën bluz dhe u luajt për herë të parë nga artistët amerikanë me ngjyrë. Kjo lloj muzike hyri në tregun muzikor në vitin 1947, dhe emri me të cilin njihet edhe sot, iu vendos dy vjet më vonë. Deri në fund të viteve 1950, ajo u bë e famshme dhe e parapëlqyera e shumë kompanive të regjistrimit të disqeve. Në vitin 1956, kur një grup i njohur i muzikës ritëm dhe bluz do të jepte një koncert në një sallë me 8000 vende, në dyert e saj priste një turmë prej 50 000 njerëzish. Këngëtari i shquar (jo me ngjyrë) që ka kënduar këtë lloj muzike qe Elvis Presli. Në kohën e sotme, me termin R&B quhet një variant i muzikës moderne pop. Disa nga përfaqësuesit e kësaj gjinie muzikore janë: Fats Domino, Little Richard, Luis Jordan, Al Hibbler, Franky Lymon, Carl Perkins, Shirlee&Lee etj.91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97