Page 94 - Demo
P. 94
Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIARokenrolli u zhvillua në fund të viteve ‘40 dhe në fillim të viteve ‘50, në jug të ShBA-së. Ai është gjini e muzikës popullore (me këtë term përkufizohet muzika që është më afër masave të gjera të publikut dhe kërkesave të tyre). Kjo gjini u formua si kombinim i disa llojeve muzikore afrikanoamerikane si: bluz, bugi-vugi (boogie-voogie), xhaz dhe muzikës kantri (country). Edhe pse elemente të rokenrollit vihen re që në regjistrimet e para të bluzit në vitet ‘20 dhe në ato të kantrit në vitet ‘30, kjo gjini e mori emrin e saj vetëm në vitet ‘50. Në rokenrollin e hershëm (fundi i viteve ‘40 dhe fillimi i viteve ’50), pianoja dhe saksofoni ishin instrumentet kryesore, të cilat në fund të viteve ‘50 u zëvendësuan nga kitara. Rokenrolli klasik zakonisht luhet me një ose dy kitara elektrike, me një kitarë bas dhe një daulle. Përveçse një stil muzikor, rokenrolli pati ndikim në stilin e jetesës, të modës etj., dhe mbi të gjitha në lëvizjen e të drejtave civile që zhvillohej në ato kohë. Disa nga përfaqësuesit e kësaj gjinie janë: Chack Berry, Fats Domino, Jerry Lee lewis, Elvis Presley, Johny Cash, Carl Perkins etj.Çak BeriFats DominoXherri Li LjuisXhoni KashKarl Perkin Elvis Presli në koncert92

