Page 95 - Demo
P. 95
Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIAportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaGjeni në internet tekstet e këngëve që dëgjuat në fillim të mësimit. Diskutoni për karakteristikat e secilës këngë; si vjen emocioni muzikor nëpërmjet fjalës dhe anasjelltas. Roku është një gjini muzikore që lindi në ShBA në vitet ‘50 si një formë e re e muzikës rokenroll. Ajo nisi të pëlqehej gjithnjë e më shumë, veçanërisht nga të rinjtë dhe mori zhvillim të madh në vitet ’60, duke lulëzuar sidomos në Mbretërinë e Bashkuar me një varg stilesh të ndryshme.Xhimi HendriksDeep PurpleThe Doors The BeatlesNë një grup të muzikës rok, kitara elektrike dhe basi zënë vendin kryesor, pas tyre edhe bateria. Në këtë gjini, ashtu si edhe në atë të rokenrollit, tekstet e këngës zakonisht i kushtohen dashurisë romantike, por pa anashkaluar dhe tema të tjera sociale, politike etj. Ato dallohen për poetikën dhe energjinë e tyre. Muzika rok, ndryshe nga gjinitë e tjera, i kushton vëmendje të madhe muzikalitetit. Interpretimet e saj janë të drejtpërdrejta me publikun (live) dhe karakterizohen nga origjinaliteti dhe spontaniteti. Në fund të viteve ‘60, periudhë e njohur ndryshe si “epoka e artë”, u dalluan disa nënlloje të muzikës rok si: rok-bluz, rok-folk, rok-kantri, rok-raga, rokxhaz etj. Ndikimi i muzikës rok në muzikën moderne qe dhe vazhdon të jetë shumë i madh. Kjo gjini muzikore jo vetëm që erdhi si rezultat i ndërthurjes së disa rrymave muzikore, por prej saj rrodhën një numër i madh nënllojesh muzikore me bazë rokun. Një numër i madh artistësh të njohur e lëvruan dhe e lëvrojnë rokun dhe nënllojet e tij, disa prej të cilëve janë: Beatles, Rolling Stones, Eric Clapton, Bob Dylan, Jimi Hendrix, Pink Floyd, Led Zeppelin, Simon & Garfunkel, Creedence Clearwater Revivalm, Eagles, Deep Purple, David Bowie, Bruce Spriingsteen, The Cure, R.E.M, The Doors, Coldplay, Janis Joplin, Tina Turner, PJ Harvey, Queen, Alanis Morrisette, Pink, U2, Jon Bon Jovi, The Doors, Guns and Roses etj. 93

