Page 97 - Demo
P. 97


                                    Zhanret muzikore MUZIKA DHE SHOQËRIARita Ora Era Istrefi Dua Lipa Rona Nishliu Lindita HalimiGrupi më i njohur i rok&punk në Prishtinën e viteve 1980 ishte \ani (në kitarë). Gjatë viteve ‘90 filluan të shfaqen grupe të tjera rok dhe solistë, të cilët këndonin kryesisht në Kosovë. Ndër ta spikatën: \Maqedonia). Për vite me radhë, artistët kosovarë kanë marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSh që zhvillohet në Tiranë. Disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në festivalet evropiane. Në vitin 2012, këngëtarja kosovare, Rona Nishliu konkurroi me këngën \, Linda Halimi (e cila përfaqësoi Shqipërinë në këtë festival) konkurroi me këngën \Për krijimin e muzikës së lehtë shqiptare janë bërë përpjekje të pjesshme në vitet 1920-1930. Formimi i saj si gjini dhe si pjesë e traditës së re artistike u bë zyrtar vetëm pas Luftës II Botërore. Kjo muzikë, ndonëse emërtimin e saj e lehtë, ritmike e vallëzuese, e mori nga Evropa, gradualisht fitoi tiparet e veta të qëndrueshme. Këngëtarë dhe instrumentistë të kësaj muzike sollën nga e kaluara gjuhë e mjete teknike shprehëse, me theksime melo-ritmike të importuara nga muzika italiane, argjentinase, greke, sllave etj. Këto këngë këndoheshin në mjedise të ndryshme, por nuk ishin krijime të kompozuara dhe të shkruara nga autorë shqiptarë. Kompozitorë shqiptarë si: Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Vath Çangu etj., i përshtatën këto këngë me ritme të tilla si: tango, rumba, fokstrot, vals, a beguin, për të mos lënë jashtë vëmendjes ritmet që do të pasonin si: ça ça ça, mambo, suing, bosa nova, shejk, tuist etj. Një prej pionierëve të këtyre këngëve, i cili u cilësua edhe si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, ishte Rudolf Stambolla.Në Tiranë, dhjetori i vitit 1962 shënoi një ngjarje të madhe dhe të rëndësishme për jetën artistike në vend, sepse u zhvillua Festivali i Parë i Këngës në Radio. Qysh atëherë, kjo ngjarje e rëndësishme artistike zhvillohet rregullisht çdo vit dhe sot emërtohet Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion. Me formimin e kësaj tradite bazë të këngës së lehtë shkëlqyen emra shumë të njohur për publikun shqiptar, si: Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Kozma Dushi, kompozitorët Agim Prodani, Agim Krajka etj.Muzika e lehtë shqiptareDëgjoni Këngë të interpretuara nga këngëtari Rudolf Stambolla: “Përsëri ke me u afru”, “Një natë në dete”, kompozuar nga Abdulla Grimci, “Mall i dashurisë”, kompozuar nga Vath Cangu.Diskutoni: Cilat nga këngët e mësipërme ngjan me muzikën vokale lirike (profesioniste). Duke u nisur nga horizonti juaj muzikor, përcaktoni se nga cilat kultura janë huazuar këto këngë. Vaçe ZelaTonin Tërshana95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101