Page 98 - Demo
P. 98


                                    Zhvillimi historik i muzikës dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIANjë ndër festivalet, këngët e të cilit treguan një nivel të lartë artistik ishte Festivali i 11-të. Tekstet e këtyre këngëve kishin një fjalor të pasur figurativ e larmi temash, mes të cilave mbizotëronte tema e dashurisë. Pavarësisht teksteve (shumë revolucionare për kohën), ky qe ndoshta i vetmi festival shqiptar në historinë e muzikës shqiptare të periudhës komuniste që nga çdo pikëpamje, qoftë paraqitja e jashtme e festivalit, dekori, qoftë edhe veshjet e këngëtarëve e të prezantuesve, shënuan një ndryshim të dukshëm. Prezantuesit e festivalit të 11-tëKjo erë ndryshimesh të dukshme që ndihej edhe në artet e tjera, si letërsi, pikturë etj., u frenua menjëherë nga sistemi diktatorial i kohës. Goditja që mori ky festival u shoqërua me dënime të njerëzve të shquar të artit, të kulturës dhe të skenës shqiptare. Për mbarë popullin shqiptar, veçanërisht rininë, kjo ishte një periudhë ankthi e stresi. Arti shqiptar duhej të krijohej me një frymë revolucionare, sipas udhëzimeve të partisë, dhe këngët duhet t’i kushtoheshin diktatorit dhe partisë. Viktima të kësaj fushate u bënë shumë artistë krijues e mjaft këngëtarë, të cilët do t’i mungonin skenës shqiptare për vite me radhë, si: Justina Aliaj, Sherif Merdani, Nevruz Yzeiri, Françesk Radi etj. Pas viteve ‘90, kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si pasojë e hapjes kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore. Kjo ndodhi natyrisht, fill pas përmbysjeve të mëdha shoqërore, të ndërrimit të sistemeve, të përmbysjeve që solli revolucioni politik i atyre viteve. Kënga e lehtë shqiptare u pasurua me këngë ritmike si: rok, rok end roll, rok-pop, rok-bombë, rep, hip-hop, kauntri, turbo-folk etj., rryma të cilat vërshuan në tokën e etur për dije, art e kulturë të niveleve bashkëkohore.Këngëtarët e parë që filluan të këndonin këngë ritmike rok, fillimisht në ndikim sllav e më vonë edhe nga vende të tjera ishin Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Bledar Sejko, Elton Deda etj. Justina AliajAleksandër GjokaSherif MerdaniRedon MakashiNevruz YzeiriBledar SejkoFrançesk RadiElton Deda96
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102