Page 99 - Demo
P. 99


                                    Zhvillimi historik i muzikes dhe stili muzikor MUZIKA DHE SHOQËRIADjemtë e detitNë vitin 1991, mes dallgëve të eksodit dhe valëve të ndryshimeve, në qytetin bregdetar të Lezhës lindi një grup muzikor me emrin “Djemtë e Detit”. Pasioni i tyre për artin dhe veçantia që përcillnin solli një erë ndryshimi në perceptimin muzikor shqiptar. Udhëheqësi i grupit Gentjan Demaliaj përfaqësoi denjësisht në skenën shqiptare jo vetëm identitetin e këtij grupi, i cili do dallonte shumë shpejt për stilin e vet, por edhe për ëndrrën e shumë të rinjve për ndryshim. Vokali i veçantë i Gentit, tematika që do të trajtonin në tekstet e këngëve (veçanërisht për problemet e të rinjve), rryma e re muzikore që sillnin në atë kohë, bënë që ky grup të vlerësohej me çmime të ndryshme në festivalet kombëtare në RTSH dhe në festivalet e rokut shqiptar, por mbi të gjitha të bëhej një ndër grupet më të parapëlqyera prej të rinjve. Kënga “Baladë për Jakup Ferrin” do t’i vendoste djemtë e këtij grupi në panteonin e rrokut shqiptar, do të shënonte portretin e tyre të vërtetë artistik.Në festivalin e RTSH-së në vitin 1998, ata u vlerësuan si grupi më i mirë për interpretimin e këngës “Mos qaj”, këngë që ka mbetur në kujtesën e publikut dhe është aktuale edhe sot. Pas albumit “Izolimi vdes” Djemtë e Detit erdhën me albumin e tyre të dytë “Epos”, ku epika shqiptare ndërthuret mjeshtërisht me rrymën e rokut progresiv.Vokalisti i këtij grupi, Gentjan Demaliaj la gjurmën e tij në artin shqiptar.Djemtë e DetitGentjan Demaliajportofoli i punësÇmoni dhe vlerësoni njohuritë tuajaNdahuni në grupe sipas periudhave të zhvillimit muzikor në Shqipëri dhe Kosovë pas viteve ‘40. Hulumtoni në internet ose enciklopedi të ndryshme për muzikën shqiptare para dhe pas viteve ’90. Përkatësisht me grupin ku bëni pjesë, por sipas zgjedhjes suaj personale, sillni në klasë materiale të ndryshme: këngë, tekste këngësh, fotografi të artistëve etj. Flisni për to, për veçantitë që lidhen me kohën kur u krijuan dhe gjithçka tjetër që mund ta bëjë interesante paraqitjen e punës suaj para të tjerëve dhe mbi të gjitha të tregojë çfarë keni mësuar. Respektoni sugjerimet, shijet artistike dhe punën e njëri-tjetrit. Diskutoni së bashku._________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________97
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103