Page 10 - Demo
P. 10
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Renditni efektet pozitive të aktivitetit fizik.2. Renditni faktorët që prishin ekuilibrat e shëndetit.3. Pse aktiviteti fizik është një nga faktorët më të efektshëm në reduktimin e stresit?4. Përshkruani rrugët e arritjes së mirëqenies së shëndetit fizik-mendor-emocional.VeprimtariPlanifikoni aktivitetet rutinë gjatë një jave (vendosni një ekuilibër midis shkollës, argëtimit, gjumit, të ushqyerit).DiskutimDiskutoni faktorët individualë dhe kolektivë që dëmtojnë jetën e shëndetshme.Aktivitet individualGjeni informacione shtesë për ushqimet e shëndetshme dhe kequshqyerjen.Rrethanat stresuese janë të dëmshme për shëndetin, duke i ekspozuar njerëzit ndaj infeksioneve, diabetit, presionit të lartë të gjakut, goditjes në zemër, goditjes në tru, depresionit, çrregullimeve në frymëmarrje, sjelljeve të pakontrolluara, problemeve me përqendrimin etj., të cilat dëmtojnë cilësinë e jetës. Faktorët që e bëjnë të vështirë mbajtjen në ekuilibër të shëndetit mendor, janë:1. Situatat e vështira familjare dhe marrëdhëniet traumatike që përfshijnë: abuzimin fizik, emocional, seksual, frikën dhe pasigurinë. 2. Shtypja e ndjenjave (represioni) dhe akumulimi i tyre së brendshmi mund të shkaktojë tension, i cili ndikon në shëndetin tonë mendor dhe fizik.3. Ngjarjet stresuese në jetë. Këto mund të jenë: ngjarje traumatike, si humbja e një të afërmi ose e një shoku, gjendje stresi për një kohë të gjatë, fatkeqësitë natyrore, mosarritja e qëllimeve të rëndësishme, humbja e punës, të qenit viktimë e një keqtrajtimi, persekutimi.4. Struktura biokimike e trupit ndikon në mendjen dhe në mënyrën tonë të funksionimit. P.sh., nëse jemi të frikësuar, trupi ynë prodhon një hormon të quajtur adrenalinë, i cili rrit gatishmërinë tonë për të vepruar me shpejtësi.5. Trashëgimia gjenetike. Është e mundur që përbërja jonë gjenetike të ndikojë në personalitetin tonë. 6. Faktorët mjedisorë. Ndotja e ajrit, ujit, tokës, si dhe ndotja akustike mund të bëhen faktorë me rëndësi në prishjen e ekuilibrave shëndetësorë dhe funksionalë të organizmit.8

