Page 11 - Demo
P. 11


                                    1.2 Menaxhimi me sukses i emocioneve Emocionet shoqërojnë jetën tonë Emocionet janë shumë të rëndësishme në jetën tonë dhe ndryshojnë në bazë të rrethanave. Në situata të ndryshme, njerëzit shfaqin emocione të ndryshme, të cilat janë përgjigje ndaj një ngacmuesi. Emocionet krijojnë ndryshime fiziologjike në organizmin tonë.Ato ndikojnë mbi aktivitetin e trurit, sinjalet e të cilit ndikojnë në sekretimin e hormoneve, të cilat rritin rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, japin skuqje të fytyrës, dridhje duarsh dhe shpejtojnë frymëmarrjen. Ne i shfaqim emocionet me anë të shprehjes së fytyrës, sjelljes apo lëvizjes së gjymtyrëve.Emocione negative janë: pakënaqësia, zemërimi, refuzimi, frika, trishtimi, melankolia, ndrojtja etj. Emocione pozitive janë: kënaqësia, gëzimi, respekti, pëlqimi, kujdesi, përzemërsia etj. Aftësia për të menaxhuar ato, sjell shëndet të mirë mendor dhe emocional dhe ju do të keni karakteristika pozitive, si: kënaqësia, dëshira për argëtim dhe buzëqeshje, përshtatja, ekuilibri midis të mësuarit, argëtimit dhe aktivitetit fizik, marrëdhëniet miqësore, vetëbesimi dhe respekti reciprok. Menaxhimi, vetëkontrolli i emocioneve dhe qetësimi i impulsivitetit është themel i çdo suksesi në garat sportive. Faza e parë në rast të emocioneve është qetësimi, i cili çon në produktivitet më të lartë dhe më efektiv në çdo veprimtari. Mbani marrëdhënie pozitive me grupin, klasën apo ekipin sportiv. Emocionet i japin kuptim dashurisë, suksesit dhe lumturisë. Aktiviteti fizik dhe sporti, ju bën të aftë të përballoni stresin dhe sfidat e jetës, ju edukon aftësi për jetën dhe cilësi të mira kolektive e të personalitetit. Ju padyshim do të jeni nesër të suksesshëm.Aktiviteti fizik është një nga faktorët më të efektshëm që redukton stresin. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të vraponi edhe kur nuk ju pëlqen ai lloj sporti. Gjeni aktivitetet që ju pëlqejnë dhe ju japin gëzim. Sport nuk do të thotë vetëm të vraposh. Joga, hiking, çiklizëm, not, ski, danc, sporte marciale, aerobi, shëtitje dhe kreativitet, ecje etj. Janë mundësi të mira për këdo. Llojet më të mira të aktiviteteve fizike janë ato sociale, në grup. Nëse luani në sporte ekipore, do të argëtoheni më tepër, do të zini miq të rinj dhe shëndeti juaj do të jetë cilësor. Nxënësi/ja:■ njeh dhe identifikon emocionet që përjetohen gjatë dhe pas aktiviteteve fizike-sportive;■ përshkruan dhe analizon konfliktin dhe zgjidhjen e tij;■ menaxhon emocionet gjatë dhe pas aktiviteteve fizike-sportive.Fjalë kyçe:emocion, menaxhim, pasoja fiziologjike, aktivitet fizik, sport në grup, rekreativitet.9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15