Page 12 - Demo
P. 12
EDUKIMI FIZIK 10Shoqërizimi dhe puna në grup do t’ju aftësojë si individ pozitiv në shoqëri, sepse ju largon nga modele negative të të menduarit, për sa i përket vetënjohjes dhe vetëvlerësimit, aftësisë për të zgjidhur probleme sociale ose ndërpersonale, planifikimit të së ardhmes me shpresë dhe optimizëm. Mos harroni se çdo problem e ka një zgjidhje! Konflikti dhe menaxhimi i tijKonflikti është mosmarrëveshje dhe mosrënie dakord midis individëve apo grupeve të individëve në lidhje me një çështje të caktuar. Mosmarrëveshjet mes individëve brenda klasës apo ekipit sportiv mund të pengojnë arritjet akademike dhe sukseset sportive. Ato ulin performancën individuale dhe si pasojë performancën e grupit. Nëse në një grup ka frymë besimi dhe tolerancë për të ndryshmen, nuk ka pse të ndodhë konflikt. Mirëpo jo gjithmonë ndodh kështu. Nëse në oborr të shkollës shikoni një grup nxënësish që nuk po bien dakord me njëri-tjetrin ose që mendojnë në forma të ndryshme për arbitrimin e ndeshjes, ky nuk quhet konflikt. Kur tonet e komunikimit dalin nga normat e etikës dhe fillojnë sharjet, ofendimet verbale dhe prekjet fizike, kemi të bëjmë me një konflikt. Trajnimi i të rinjve për zgjidhjen e konflikteve ndihmon në parandalimin e tij. Adoleshentët e trajnuar për zbutjen e konflikteve përçojnë një sjellje pozitive në mjedisin e mësimit, ushtrimit dhe mbështesin ecurinë korrekte të procesit të mësimit dhe stërvitjes, sipas rregullores së shkollës dhe normave etike. Menaxhimi më i mirë që mund të bëhet në këto raste, mund të jetë një diskutim i problemit dhe shkaqeve pse nisi konflikti, me të gjithë anëtarët e përfshirë, si dhe marrja e përgjegjësisë nga secili. Nëse ju merrni përgjegjësinë që ju takon, kjo tregon se jeni njerëz të pjekur. Tashmë jeni në rrugën e duhur për të kaluar nga adoleshenca në një individ të rritur. Negocimi ose bisedimetNegocimi është një teknikë e vlefshme për zgjidhjen e konfliktit. Negocimi është një proces gjatë të cilit ndërhyhet nga një person me njohuritë e duhura për të arritur në një zgjidhje të konfliktit me përfitime nga të dyja palët e përfshira. Konflikti në sport në përgjithësi është një mosmarrëveshje midis lojtarëve brenda një ekipi ose mes dy ekipeve, por aty interesat e grupeve të ndryshme mund të sjellin konflikte të tjera.Llojet e konflikteve që shfaqen në sport janë:a. mosmarrëveshje mes lojtarëve të së njëjtës skuadër;b. mosmarrëveshje mes lojtarëve të skuadrave rivale;c. mosmarrëveshje mes lojtarëve dhe administruesvetë lojës;d. mosmarrëveshje mes tifozëve të skuadrave rivale;e. mosmarrëveshje mes lojtarëve dhe tifozëve.Në shkollë, në orën e edukimit fizik, ju keni shumë mundësi të realizoni aktivitete sportive midis klasave dhe shkollave. Humbja dhe fitorja janë pjesë e tyre. Një kampionat sportiv ka disa nivele arritjesh dhe, sa më tepër afrohesh drejt vendit të parë, aq më tepër shtohen mundësitë e një mosmarrëveshjeje. Disa rekomandime për të shmangur konfliktin që mund të vijë nga mosmenaxhimi i mosmarrëveshjeve, janë:FITORE FITORE10

