Page 13 - Demo
P. 13
EDUKIMI FIZIK 101. Merreni lojën thjesht si një lojë. Argëtohuni! Merrni emocione.2. Respektoni rregulloren e lojës dhe gjyqtarin.3. Ndihuni fitues, sepse të gjithë jeni fitues (keni fituar emocione, vëmendje dhe respektin e bashkëmoshatarëve).4. Luani me ndershmëri - “fair play”.5. Luani në ekip - ndihmoni anëtarët e grupit tuaj.6. Mos i nxitni tifozët për sjellje antisportive.7. Menaxhoni humbjen dhe fitoren - respektoni kundërshtarin.Nëse përfshiheni në shkollë në situatë mosmarrëveshjeje dhe konfliktuale, të cilën nuk e menaxhoni dot i vetëm, kërkoni ndihmë nga një më i rritur. Ai mund të jetë mësuesi/ja, prindi, psikologu/ja apo stafi drejtues i shkollës. Emocionet pozitive, respekti për vete dhe për të tjerët, toleranca, vetëpërmbajtja, aftësia për marrëveshje do t’ju bëjnë të aftë në menaxhimin e stresit.Kontrolloni njohuritë që keni marrë Punoni në grup. Renditni emocionet pozitive dhe negative. Shkruani përbri emocioneve, antonimin përkatës.VeprimtariShprehni disa emocione negative dhe disa emocione pozitive, me anë të emoji face.DiskutimSillni rastin e një konflikti të ndodhur në shkollë dhe analizoni pse ndodhi dhe si u zgjidh ai. A u zgjidh në mënyrën e duhur, sipas mendimit tuaj?Aktivitet individualGjeni informacione për menaxhimin dhe negocimin e konflikteve dhe diskutojini në klasë.11

