Page 14 - Demo
P. 14
Çfarë kuptojmë me mbilodhje? Mosha 15-18 vjeç është periudha e stabilizimit të zhvillimin psikomotor. Në atë periudhë të jetës ndodh rritja e trupit në gjatësi dhe formimi i raporteve të pjesëve të tij. Ndodh përmirësimi parametrave funksionalë, sidomos i gjendrave endokrine, i qarkullimit të gjakut, i frymëmarrjes etj. Kjo është mosha kur janë kushtet optimale për të shfrytëzuar kapacitetet, sidomos për forcën muskulore, përkulshmërinë, qëndrueshmërinë.Trupi i njeriut është i ndërtuar nga miliona qeliza të vogla, të gjalla. Çdo qelizë apo grup qelizash, kryejnë punë të ndryshme. Të gjitha qelizat kanë aftësinë e përshtatjes për atë çka po ndodh në trup. Kjo përshtatje, ndodh në vazhdimësi gjatë gjithë kohës në trupin tonë.PërshtatjaParimi i mbingarkesësRikuperimStimul MbikompensimFitnessLodhjaKompensim1.3 Mbilodhja gjatë aktiviteteve fizike-sportive dhe pasojat e sajNxënësi/ja:■ shpjegon mbilodhjen, në veprimtaritë fizike e sportive;■ identifikon simptomat e mbilodhjes;■ rendit faktorët që parandalojnë dëmtimet nga mbilodhja;■ praktikon metoda të shëndetshme për ruajtjen nga mbilodhja.Fjalë kyçe:mbingarkesë, simptomat, dehidratim, ritmi i zemrës, lodhje, arritje, pagjumësi, parandalim.12

