Page 15 - Demo
P. 15


                                    EDUKIMI FIZIK 10 Rritja e njeriut vazhdon deri në 26 vjeç, pra, skeleti juaj nuk ka mbaruar akoma kockëzimin. Kockat e ekstremiteteve (gjymtyrëve) dhe shpatullës kockëzohen 17-20 vjeç, kocka e klavikulës 18-23 vjeç, kockëzimi përfundimtar ndodh në shpatulla, në moshën 20-25 vjeç. Te femrat, ky proces zhvillohet 1-2 vjet më përpara se te meshkujt. Me moshën ndryshon edhe përbërja kimike e kockave. Rritet përmbajtja e kripës së kalciumit, fosforit, magneziumit, si dhe fortësia e kockës. Në këto rrethana zhvillimi, drejtimi i stërvitjes suaj nga specialisti është i domosdoshëm për të mos rënë në mbilodhje. Ngarkesa e stërvitjes është puna apo ushtrimet që kryhen gjatë kohës së stërvitjes. Kur trupi has një ngarkesë të re trajnimi, ai reagon. Kjo përgjigje nga trupi është përshtatja me stimulin e ngarkesës së stërvitjes. Përgjigjja e parë është lodhja. Kur mbaron ngarkesa e stërvitjes, ka një proces rikuperimi nga lodhja dhe përshtatja me ngarkesën e stërvitjes. Mbingarkesa mund të përshkruhet si një pikë ku një person mund të ketë një rënie në performancën sportive, pra edhe pse përpiqet për të pasur arritje, rezultatet janë të ulta. Mbingarkesa është e njohur edhe si lodhje kronike, për shkak të një ngarkesë që tejkalon kapacitetin e rimëkëmbjes së aftësive funksionale të trupit. Që stërvitja të jetë efektive, duhet të kuptojmë lidhjen mes përshtatjes së parimit të mbingarkesës dhe parimit të çlodhjes. Pra, fiziku përmirësohet si rezultat i lidhjes së duhur mes ngarkesës dhe çlodhjes. Simptomat e mbilodhjesNjë ngarkesë e tepërt stërvitjeje shkakton përshtatje jo të plotë, si rrjedhim do të ketë probleme duke shkaktuar dëmtime të nyjave, eshtrave dhe muskujve. Tendinat, ligamentet dhe kockat kërkojnë më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe janë më të ndjeshme ndaj mbilodhjes.Simptomat më të dukshme të stërvitjes së tepërt janë:Vështirësi në rikuperim, kur ngarkesa e stërvitjes është në mënyrë të vazhdueshme më e madhe seç duhet ose stërvitjet janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe problemet akumulohen. Rënia e performancës është një nga simptomat më të dukshme të stërvitjes së tepërt. Në këtë situatë, mësuesi i edukimit fizik, trajneri duhet t’i japë kohë ushtruesit për t’u shëruar, si dhe duhet të vlerësojë dhe të ulë ngarkesën e stërvitjes.Dhimbjet muskulore janë një shenjë tjetër që tregojnë mbingarkesë. Nga një stërvitje optimale, dhimbjet e muskujve kalojnë për 1-2 ditë, por kur ato vazhdojnë edhe gjatë 2-3 ditëve në vazhdim pas stërvitjes, themi se kemi marrë ngarkesë të tepërt. Pagjumësia është shpesh shoqëruese e mbingarkesës. Një nga shenjat që tregojnë mbilodhje është shfaqja e sëmundjeve. Nëse sëmureni, trupi dhe sistemi juaj imunitar po ju tregojnë që intensiteti i stërvitjes duhet rritur gradualisht, sepse shtohet mundësia e sëmundjeve.Nëse ritmi i zemrës nuk normalizohet brenda kohës normale, atëherë duhet të ulni ngarkesën dhe të shtoni kohën e pushimit. Kur pësoni dëmtime apo ridëmtoni ato të vjetrat, kujdes se jeni në mbilodhje, pasi trupi juaj nuk ka kohë të mjaftueshme për të rikuperuar midis stërvitjeve. 13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19