Page 16 - Demo
P. 16


                                    EDUKIMI FIZIK 10 Faktorët që parandalojnë dëmtimet nga mbilodhjaParashikimi i programeve të stërvitjes me rezultate specifike, është një nga faktorët ruajtës. Kur jeni fillestarë, ngarkesa e stërvitjes fillon me intensitet të ulët dhe ngrihet gradualisht. Kryerja e ngrohjes apo nxehjes 5-10 minuta para aktivitetit bëhet, me qëllim parandalimin e dëmtimeve. Kryerja e qetësimit apo stretching në fund të stërvitjes ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe parandalon mbilodhjen. Hartoni programin në bashkëpunim me trajnerin, sipas dallimeve tuaja individuale.Rivlerësoni qëllimet tuaja, kur vëreni se diçka nuk po shkon siç duhet.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Sqaroni zhvillimin psikomotor dhe kockifikimin në adoleshencë.2. Sqaroni konceptin e mbilodhjes.3. Cilat janë simptomat e mbilodhjes?4. Cilat janë faktorët që parandalojnë dëmtimet?VeprimtariAnalizoni veten dhe flisni për dëmtimet që keni pësuar gjatë aktivitetit fizik në dy vitet e fundit. Mund ta shpjegoni pse?Diskutim“Sa më shumë të stërvitesh, aq më shpejt do të jesh sportist cilësor.”Aktivitet individualGjeni informacione shtesë rreth kujdesit që tregojnë adoleshentët nga dëmtimet.14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20