Page 17 - Demo
P. 17
Njohuri të përgjithshme mbi ndërtimin e trupit tonë Trupi ynë përbëhet nga shumë lloje qelizash, të cilat, së bashku me indet, krijojnë qëndrueshmërinë e trupit të njeriut. Janë disa lloje qelizash, si: qelizat nervore, qelizat e kockave, të muskujve etj.Skeleti është një sistem i eshtrave dhe materialeve të tjera mbështetëse. Ai ka tri funksione të rëndësishme: Mbështetje - Ai i jep mbështetje pjesës tjetër të trupit, si skeleti i një ndërtese. Pa këtë mbështetje, ne do të ishim pa formë.1.4 Ndërtimi i trupit tonë dhe ruajtja nga dëmtimet Nxënësi/ja:■ shpjegon në përgjithësi ndërtimin e trupit;■ përshkruan funksionin e muskujve, kockave dhe nyjave;■ identifikon traumat që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve fizike-sportive;■ përdor strategji në situata të vështira, me qëllim ruajtjen e trupit nga dëmtimet.Fjalë kyçe:lëvizje, nyjat, muskujt, ligamente, tendinat, lëndime, trauma, sporte garuese.Mbrojtje - Ai i jep mbrojtje organeve të rëndësishme dhe delikate të trupit. Të tilla janë kafka dhe kafazi i kraharorit.Muskujt e fiksuar në skelet mund të krijojnë nyje, të cilat na lejojnë jo vetëm të lëvizim pjesët e trupit me një shkallë të lartë të saktësisë dhe të kontrollit, por edhe skeletin si një të tërë.Në skeletin e njeriut ka mbi dyqind kocka. Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, kërci ndryshon ngadalë për t’u bërë kockë. Kocka është shumë e fortë dhe jep qëndrueshmëri të madhe. Kockat e skeletit veprojnë si një sistem.Nyje quhet pjesa ku takohen të paktën dy eshtra. Ato e bëjnë skeletin elastik. Pa to, lëvizja do të ishte e pamundur. Nyjat quhen ndryshe artikulacione, ato rrethohen nga muskujt dhe ligamentet, të cilat bëjnë të mundur mbajtjen solide të kockave. Së bashku, realizojnë qëndrimin dhe lëvizjen. Eshtrat janë shumë të forta, por ato mund të thyhen, dobësimi i muskujve sjell dhe dëmtimin e nyjave tendinave, ligamenteve dhe kërceve. Kyçet janë të mbështjella nga një cipë indi lidhor. Midis dy kockave kemi hapësirë ku shtrihet kërci me lëngun sinovjal. Sistemi muskulor është sistemi që lidhet me lëvizjen e trupit. Trupi i njeriut ka më shumë se 600 muskuj. Muskujt më të mëdhenj janë: Kocka balloreNofulla e poshtmeKlavikula (heksi)ShpatullaPazmoriBrinjëtKocka e krahutKocka e llanësKocka rrezoreKocka e legenitKockat metakarpale GishtatUnazat kurrizore Kafazi i kraharoritNofulla e sipërmeKockat tarzaleKockat metatarzaleGishtatFemuriKupa e gjuritKocka e kërçikutKocka mbërthyeseKockatkarpaleKocka e kërbishtit Kocka e kryqeve 15

