Page 18 - Demo
P. 18
EDUKIMI FIZIK 10Muskujt e kokës dhe të qafës, të cilët ndikojnë në lëvizjen e tyre, përtypjen dhe gëlltitjen, shprehjen e fytyrës dhe lëvizjen e syve.Muskujt e kraharorit dhe muskujt e shpinës, të cilët kontrollojnë shumë lëvizje të krahëve dhe kokës. Frymëmarrja kontrollohet nga muskujt e lidhur me brinjët, gjoksin dhe shpinën. Muskujt e vitheve dhe të barkut (muskujt e barkut, pjesa e poshtme e kraharorit dhe legeni) janë të ndarë nga ata të kraharorit me muskulin e diafragmës. Diafragma është muskul shumë i fortë, i cili ndihmon për frymëshkëmbimin. Muskujt e kësaj zone luajnë një rol kyç në mbrojtjen e organeve delikate jetësore brenda zgavrës së barkut. Përveç mbrojtjes, këta muskuj kanë si funksion edhe lëvizjen e trungut, qëndrimin dhe stabilitetin e të gjithë trupit.Muskujt e gjymtyrëve të sipërme (muskujt e krahut dhe të dorës janë projektuar posaçërisht për të plotësuar nevojat e ndryshme të trupit për veprime që kërkojnë forcë, shpejtësi dhe saktësi. Muskujt e gjymtyrëve të poshtme janë përgjegjës për balancimin dhe ecjen e trupit. Shumica e muskujve skeletorë janë bashkangjitur në dy eshtra, duke i lëvizur ato më pranë njëra-tjetrës. Muskujt mund të kryejnë vetëm tërheqje, jo shtytje.Muskuj bashkëngjiten në kocka me anë të tendinave, kurse kockat me njëra-tjetrën me anë të ligamenteve. Këto së bashku krijojnë nyjat. Një sistem muskulor dhe skeletor i fortë mban shëndetshëm shtyllën kurrizore, duke mënjanuar deformimet e saj si skolioza, kifoza etj. Aktiviteti fizik zhvillon forcën, elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e muskujve. Traumat që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve fizike-sportiveNë adoleshencë, nyjat mund të dëmtohen lehtë, nga ngarkesa e pakontrolluar e aktivitetit fizik, dëmtimet gjatë lojës dhe artritet. Nga veprimtaritë e thjeshta deri te sportet ekstreme, të gjitha aktivitetet fizike bartin rrezikun e lëndimit, por mos mendoni të tërhiqeni nga sporti, për shkak se mos lëndoheni, më mirë mësoni si të ruheni prej tyre. Përfitimet nga aktiviteti i vazhdueshëm fizik janë më të mëdha se rreziqet që ato mbartin. Tërheqjet muskuloreMe tërheqje muskulore (strapo muskulore) nënkuptojmë dëmtimin pjesërisht ose tërësisht të një muskuli dhe tendinëve që i mbajnë të ngjitur në kocka. Në këtë rast, menjëherë ndaloni aktivitetin, vendosni borsa të ftohta mbi të, por jo direkt mbi lëkurë. Edhe fashimi jo shumë i fortë i nyjës, do të ndihmojë në kalimin e problemit. LuksacionetLuksacionet janë rrëshqitja e kockave në nyje te njëra-tjetra, jashtë mundësisë së zhvendosjes, e cila shkakton dëmtime të gjithë përbërësve të nyjës. Sipas drejtimit të zhvendosjes së kockës 16

