Page 19 - Demo
P. 19
EDUKIMI FIZIK 10së luksuar, luksacioni mund të jetë i përparmë, i pasmë ose anësor. Luksacioni duhet mjekuar patjetër, sepse në të kundërt zhvillohen ndryshime përparuese. DistorsionetDistorsionet janë dëmtim i indeve që rrethojnë dhe lidhin eshtrat rreth nyjave. Dëmtimi zakonisht ndodh kur nyjat tejkalojnë kufirin e lëvizjes që jep ndërtimi i saj. Kjo mund të zgjasë ose të dëmtojë ligamentet, që mbajnë kockat së bashku në një nyje. Pas një dëmtimi, ndaloni menjëherë aktivitetin. Vendosni akull (të ftohtat për 10 deri në 20 minuta, 3 ose më shumë herë në ditë, do të reduktojnë dhimbjen dhe ënjtjen), kryeni fashimin e nyjës (mbështjellja e zonës së dëmtuar deri në 72 orë, me një fashë elastike, do të ndihmojë në uljen e ënjtjes. Mos e tërhiqni atë shumë fort, sepse kjo mund të shkaktojë më shumë ënjtje), ngrini pjesën e dëmtuar mbi nivelin e zemrës (ngrini zonën e dëmtuar ose të lënduar mbi një jastëk, në kohën e aplikimit të akullit (R.I.C.E -Rest, Ice, Compression dhe Elevation). Kur dhimbja ka kaluar, filloni të ushtroheni ngadalë, pastaj gradualisht rrisni intensitetin e ushtrimeve. KontuzioniMe kontuzion kuptojmë dëmtimin që shkaktohet si pasojë e përplasjes së një objekti të fortë me trupin e njeriut, ose trupi përplaset me një objekt të fortë. Disa prej traumave lënë prapa paaftësi fizike për individin dhe shpesh këto janë të pakthyeshme. Dëmtimet më serioze dhe të rrezikshme janë ato të kokës. Koka është e përbërë prej kockash të palëvizshme, të cilat kanë për detyrë mbrojtjen e organit të trurit. Ajo lidhet me shtyllën kurrizore me anë të unazës së atlasit. Goditja e saj nga mjete të forta apo të rënda do të sillte dëmtim të indeve të buta të kafkës së kokës. Për çdo dëmtim konsultohuni me mësuesin e edukimit fizik, mjekun/en e shkollës apo specialistin/en. Njohuritë që merrni nga ky libër janë vetëm për edukim shëndetësor dhe edukojnë kujdesin për jetën.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Përshkruani nyjat e trupit të njeriut.2. Përshkruani muskujt dhe tendinat.3. Ç’kuptoni me strapo muskulore, luksacion, distorsion, kontuzion?VeprimtariDuke pasur njohuri edhe nga lënda e biologjisë, grupojini muskujt sipas formës dhe origjinës. Diskutim“Kam dëmtuar gjurin duke luajtur futboll. Do ta lë sportin, kam frikë se dëmtohem përsëri”.Aktivitet individualVizitoni një qendër fizioterapie, ku mund të shikoni nga afër disa dëmtime dhe trajtimin i tyre.17

