Page 20 - Demo
P. 20
Infrastruktura e Edukimit Fizik në shkollëMjedis është tërësia e kushteve natyrore ku jeton dhe zhvillohet njeriu apo një qenie tjetër. Jetesa dhe veprimtaria e njeriut kushtëzohet dhe varet nga këto kushte, pra ndikimi që ai ka në sigurinë tonë dhe në veprimtarinë tonë është i padiskutueshëm. Me fjalën siguri, kuptojmë që ju të jeni të mbrojtur dhe jashtë çdo rreziku. Kjo është një sferë e gjerë që përmbledh sigurinë që nga emergjencat natyrore dhe civile, aksidentet rrugore dhe problemet e rrugës (alkooli, duhani, drogat), trajtimi sipas konventës së të drejtave tuaja nga mësuesit dhe shokët/shoqet e klasës (ju meritoni të trajtoheni me respekt dhe dashuri), deri te siguria në shkollat ku studioni dhe kryeni aktivitete fizike, ekskursione, veprimtari të ndryshme etj. Mjedisi ku zhvillohet aktiviteti fizik duhet t’ju japë jo vetëm siguri nga ana fizike, por edhe t’ju plotësojë emocionalisht dhe të ndikojë në edukimin tuaj, sepse “ambienti edukon vlera”. Me infrastrukturë të Edukimit Fizik në shkollë, kuptojmë tërësinë e mjeteve, pajisjeve, terreneve, palestrave, me qëllim mësimor, zhvillues të veprimtarive fizike dhe sportive. Gjatë bashkëveprimit me mjetet, ju ushtroheni dhe krijoni shprehitë, aftësitë dhe cilësitë. Secila disiplinë ka mjetet e veta, p.sh. Atletika ka: pistën e vrapimit, gropën e kërcimit, pengesat, steka e kërcim së larti, gjyle, disk etj. Gjimnastika ka: paralelen, hekurin gjimnastikor, traun e ekuilibrit, unazat, kaluçin etj. Të gjitha këto mjete duhet të jenë me madhësi, lartësi, peshë sipas moshës, të jenë sigurta dhe të mos përbëjnë problem për lëndime. Edukimi i përgjegjshmërisë për të ruajtur veten dhe të tjerët nga lëndimi kur ushtrohemi, rrit shëndetshmërinë dhe sigurinë. Parandalimi i dëmtimeve Themi se është më mirë “të parandalosh sesa të kurosh”. Një ambient i sigurt, ju motivon emocionalisht dhe fizikisht për të arritur synimet tuaja në sport dhe ju ruan nga dëmtimet. Më poshtë, po rendisim disa faktorë që parandalojnë dëmtimet dhe ju japin siguri gjatë të ushtruarit. Nxehja e mirë para aktivitetit. Një nxehje e plotë në fazën e parë të mësimi do ta vinte trupin në gjendje pune. Furnizimi me gjak të pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese do të shtohej, duke përgatitur muskujt, tendinët, nyjat për aktivitet. Nxehja duhet sistematike dhe të përmbajë ushtrime aktive, dinamike e mobilizuese. Të qenit aktivë apo pasivë lidhet jo vetëm me lëvizjen, por me një sërë ndryshimesh të muskujve, skeletit, zemrës, mushkërisë, sistemit nervor, sistemit endokrin etj.1.5 Ambienti i sigurt dhe rregullat gjatë të ushtruarit me aktivitetNxënësi/ja:■ shpjegon konceptin e infrastrukturës në lëndën e Edukimit Fizik;■ përshkruan rëndësinë e një mjedisi të sigurt;■ analizon shkaqet e dëmtimeve gjatë ushtrimit me veprimtari fizike-sportive;■ zbaton rregullat për një aktivitet fizik të sigurt brenda dhe jashtë shkollës.Fjalë kyçe:mjetet, mjedisi sportiv, siguri, dëmtim, infrastrukturë.18

